• Language
  • +377(44)-144-062
konkurs pune

KONKURS PUNE

Postuar më: 07/08/2018

Bazuar në kërkesat e njësive akademike, Nenit 24 paragrafi 2 të Statutit të Kolegjit
Universum, si dhe Rregulloren për Përzgjedhjen e Stafit Akademik, Këshilli Drejtues i
Kolegjit, shpall:

KONKURS
për këto pozita

Profesorë
1. Profesor i Asociuar/Asistent në Menaxhment
2. Profesor i Asociuar/Asistent në Shkenca Kompjuterike
3. Profesor i Asociuar/Asistent në Gjuhë Angleze
4. Profesor i Asociuar/Asistent në Gjuhë Gjermane

Kriteret:
Kandidati duhet të ketë të përfunduar doktoraturën dhe të mbajë titullin Profesor i Asociuar nga fushat përkatëse.

Kandidatët e interesuar duhet t’i bëjnë të gatshme këto dokumente:
 CV
 Letër motivimi
 Diplomat e Doktoratës, Magjistraturës/Masterit dhe Baçelorit.
 Vendimi për thirrjen akademike (nëse ekziston)
 Nostrifikimi i diplomave nëse ato janë fituar jashtë vendit
 Model sillabusi të ndonjë lënde të ligjëruar (nëse keni përvojë në ligjërim)
 Leje qëndrimi dhe leja e punës nëse kandidati nuk është shtetas I Republikës së Kosovës

Ligjerues
1. Ligjerues në Menaxhment
2. Ligjerues në Shkenca Kompjuterike
3. Ligjerues në Gjuhë Angleze
4. Ligjerues në Gjuhë Gjermane
5. Ligjerues në Shkenca Politike

Kriteret:
Kandidati duhet të ketë të përfunduar studimet master/magjistraturës në fushat e lartcekura.

Kandidatët e interesuar duhet t’i bëjnë të gatshme këto dokumente:
 CV
 Letër motivimi,
 Diplomat e Magjistraturës/Masterit dhe Baçelorit
 Vendimi për thirrjen akademike (nëse ekziston)
 Nostrifikimi i diplomave nëse ato janë fituar jashtë vendit
 Model sillabusi të ndonjë lënde të ligjëruar (nëse keni përvojë në ligjërim)
 Leje qëndrimi dhe leja e punës nëse kandidati nuk është shtetas i Republikës së
Kosovës

Dokumentacionin e kompletuar e dërgoni në jobs@universum-ks.org dhe specifikoni në subjekt pozitën për të cilën aplikoni. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit dhe ata të listës së ngushtë, do të ftohen për intervistë. Afati i fundit për aplikim, 07 Shtator, 2018.

Kthehu
Close