• Language
  • +377(44)-144-062

Konkursi për ligjerues

Postuar më: 28/06/2013

Kolegji Universitar Universum është një nga institucionet më inovative në Kosovë e cila sidomos dallohet për nga qasja drejt ndërlidhjës me tregun e punës, cilësinë e stafit akademik dhe aktivitetet e ndryshme ndërkombëtare.

Përvec programeve akademike, Universum është aprovuar nga Edexcel në Mbretërinë e Bashkuar për të ofruar kualifikime akademike dhe profesionale të njohura ndërkombëtarisht.

Në kuadër të Departamentit të Trajnimeve dhe Zhvillimit Profesional, Universum ofron trajnime të shkurtëra për individë dhe organizata të ndryshme dhe ka përfituar kontrata për të zhvilluar trajnime nga USAID dhe Komisioni Evropian.

Gjithashtu, nga ky vit, Universum fillon së operuari edhe me kampuset e reja në Prizrendhe Gjakovë, Gjilan dhe Podujevë dhe me këtë rast shpall:

Konkurs

për

Ligjërues / Trajnerë / Asistentë

për këto grupe lëndësh:

– Menaxhment / Lidership / Sjellje Organizative (Ref. 101/2012)

– Ekonomiks / Metoda Kuantitative (Ref. 102/2012)

– Financa / Kontabilitet (Ref. 103/2012)

– Shkenca Kompjuterike (Ref. 104/2012)

– Media Kreative / Zhvillim Lojrash (Ref. 105/2012)

– Turizëm / Hotelieri (Ref. 106/2012)

– Administrim Publik / Zhvillim Ekonomik Lokal (Ref. 107/2012)

– Shkenca Politike / Marrëdhënie Ndërkombëtare (Ref. 108/2012)

– Shkenca Juridike (Ref. 109/2012)

– Gjuhë Angleze (Ref. 110/2012)

– Shkrim Akademik, Metoda Hulumtuese dhe Shkathtësi studimi (Ref. 111/2012)

Kandidatët për ligjërues duhet të kenë të përfunduar doktoratën në një universitet të akredituar apo janë në proces të doktorimit si dhe të kenë potencial për punë kërkimore. Kandidatët për asistentë duhet të kenë të përfunduar studimet Master. Preferencë do të kenë kandidatët që kanë kryer studimet në një universitet prestigjioz evropian apo amerikan apo edhe kanë përvojë ndërkombëtare në ligjërim.

Përvec punës në mësimdhënie, kandidatët e përzgjedhur do të kryejnë edhe punë administrimi të programeve dhe projekteve të ndryshme në Universum.

Aplikacionin mund ta sharkoni në webfaqen www.universum-ks.org apo ta kërkoni përmes emailit [email protected] Dokumentacioni për konkurrim përbëhët nga:

Aplikacioni,

CV,

Letër motivimi,

Disertacioni i doktoratës/magjistraturës

Filozofia e mësimdhënies

Dokumentacionin e kompletuar e dërgoni në [email protected] deri me 04.08.2012 dhe specifikoni në subjekt referencën. Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen për intervistë. Të gjithë kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë, do ti nënshtrohen një trajnimi në metodologjitë e mesimdhënies dhe nxënies studentore e cila do të jetë faza finale në përzgjedhjen e kandidatëve.

Kolegji Universitar Universum – Univers i mundësive..

Shkarko aplikacionin këtu… ( formati *.doc )

Kthehu
Close