• Language
  • +377(44)-144-062
single_header

Kurs trajnues në E Drejta Biznesore (Bussines Law)

Postuar më: 28/06/2013

Universum sjell në Kosovë Dr. Kathleen A. Corbett, eksperten e njohur nga SHBA me përvojë pune 30 vjeçare në të drejtën biznesore.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë mbi të drejtën biznesore dhe se si biznesi juaj do të mund të përfitonte nga kjo?
Nëse dëshironi të dini më shumë se si ndërlidhen dhe bashkëveprojnë rregulloret në nivelin lokal dhe ligjet në nivelin qendror?
Nëse dëshironi të dini praktikat më të mira të implementimit të ligjeve biznesore duke përfshirë ligjet mjedisore, ligjet për tregti në mes shtetesh dhe ligjet për tatime, regjistrohuni tani.
Kursi mbahet për tri ditë radhazi duke filluar nga 29 Tetor deri me 31 Tetor, ora 17-20 në lokalet e Universum në Ulpianë, Prishtinë.
Në fund të programit, pjesëmarrësit përfitojnë certifikatë.
Çmimi: 49 Euro/person
Disa informata për ligjeruesin
Dr. Kathleen A. Corbett është avokate dhe ligjëruese nga SHBA e cila ka përvojë 30 vjeçare në të drejtën biznesore, korporata, planifikim të pronësisë dhe ligjet bankare. Dr.Corbett ka përfunduar Juris Doctor në New England Law Shcool dhe ka përfunduar master në Universitetin e Kalifornisë në San Francisco. Përveç punës në Snyder Kiley Toohey Corbett and Cox, LLP si avokate, ajo është edhe anëtare e shoqatave më të njohura botërore të avokatëve, ligjëruese e së drejtës ligjore dhe profesoreshë vizitore në shumë universitete në botë.
Si të regjistroheni:
Ueb: Shkarko aplikacionin Këtu, plotësoje dhe dërgo në [email protected]
Facebook: Shkruaj në faqen tonë në Facebook: Universum Public Events
Telefono në: 038 555 315
Apo vizito kampusin tonë në Ulpianë, Prishtinë

Kthehu
Close