• Language
  • +377(44)-144-062
Kush do e përfaqësojë Kosovën në Universitetin më të madh në Republikën Çeke?

Kush do e përfaqësojë Kosovën në Universitetin më të madh në Republikën Çeke?

Postuar më: 23/10/2018

Pas vazhdimit me sukses të studimeve të dy studentëve të Kolegjit UniversumMasaryk University, si duke ky universitet u nda mjaft i kënaqur me këtë bashkëpunim, sa që tani pjesë e tij do jetë edhe një studentë tjetër që do vazhdojnë studimet semestrin e ardhshëm.

Laberion Zebica, është studenti fatlum i Kolegjit Universum, i cili është përzgjedhur si përfitues i busës ndërkombëtare për semestrin pranveror në Masaryk University, universiteti më i madh publik sa i përket numrit të studentëve në Republikën Çeke.

Ky kolegj me punë të vazhdueshme po e vendosë Kosovën në hartën e botës, deri tani 67 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar nëpër Universitete të ndryshme në 16 shtete të Evropës, si përfitues të bursës së plotë ndërkombëtare. Çdo studentë ka përfituar bursë rreth 6060 euro,  nga të cilat 950€ kompenzim mujor dhe 360€ kompenzim për shpenzime të transportit. Këtë vit pritet që edhe 176 studentë të tjerë të dërgohen për studime jashtë vendit në shtetet e BE-së.

Në kuadër të këtij programi kanë përfituar edhe stafi akademik si dhe ai administrativ. Po ashtu, shumë profesorë nga këto Universitete kanë ardhur në Kolegjin Universum të ligjërojnë përpara studentëve të këtij Kolegji. E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në Republikën e Kosovës.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit jashtë vendit, ju lutem ndiqni faqet në facebook & instagram, kontaktoni në: +377 44 144 062 ose direkt duke klikuar këtu.

Kthehu
Close