• Language
  • +377(44)-144-062
Shkenca Politike

Kush do të jenë eurokratët e rinj kosovarë?

Postuar më: 10/10/2018

Për çdo vit, afërisht 2000 shkon numri i vendeve të reja të punës në Administratën Publike të Kosovës. Ky numër do të rritet edhe më shumë në momentin që Kosova do të anëtarësohet në BE pasi që çdo shtet anëtar i BE-së e ka kontingjentin apo numrin e vetë të rezervuar të punonjësve në institucionet e BE-së.

Sipas statistikave, vetëm Komisioni Evropian ka mbi 30.000 zyrtarë, pa llogaritur institucionet tjera, të cilët në zhargon quhen ndryshe edhe eurokratë.

Si çdo administratë publike edhe institucionet e BE-së përballen me një konkurrencë mjaft të madhe të të interesuarve për punësim pasi që edhe përfitimet janë mjaft të dëshiruara. Ja vetëm disa prej përfitimeve të zyrtarëve të BE-së.

Pagat: Zyrtarët e BE-së kanë paga deri në 16.000€ për pozitat më të larta senior. Përveç kësaj nëse ju zhvendoseni nga vendi juaj i lindjes për të punuar për BE-në, ju takon edhe 16% e pagës suaj.

Pensionet: Çdo zyrtari të BE-së i takon një pension vjetor prej 70% të pagës së fundit.

Sigurimi shëndetësor: Mbulon 80% të shpenzimeve të shumicës së trajtimeve mjekësore.

Pushimet: Çdo zyrtari të BE-së i takojnë 24 ditë pune si pushim vjetor. Përveç kësaj parashihen pushime tjera të veçanta si për martesë, ndërrim i banimit etj.

Por kush do të jenë eurokratët e rinj kosovarë?

Nga përvojat e vendeve të Ballkanit Perëndimor që tash janë anëtarësuar në BE, kandidatët ideal për tu punësuar në institucionet e BE-së kanë një shkollim cilësor, përvoja apo shkëmbime jashtë vendit përgjatë studimeve (p.sh. Erasmus+), njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze si dhe një gjuhe tjetër të BE-së.

Në këtë drejtim, Kolegji Universum ka programin më të madh të Shkencave Politike, Administratës Publike, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane në nivelin Bachelor në Kosovë. APLIKO TANI në linkun: goo.gl/Ztb6uJ

Ky program është i ndërtuar si një program ndërdisiplinor, i cili ka për qëllim të pajis studentët me aftësi dhe përvoja ndërkombëtare duke gërshetuar gjithmonë teorinë me praktikën.

Po ashtu kërkohen aftësi të ndërveprimit multikulturor, aftësi menaxheriale si dhe aftësi të larta të përdorimit të teknologjisë informative.

Lexo poashtu: Si po arijnë studentë kosovarë të studiojnë në Angli me bursë të plotë? 

Këta njerëz të rinj të edukuar dhe të motivuar, i duhen së pari Kosovës për reformim të administratës publike që është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm dhe nga kjo varet edhe aftësia e Republikës së Kosovës për t’i vënë në jetë apo zbatuar kriteret dhe reformat që i kërkon procesi i integrimeve evropiane.

Për më shumë informata ndiqni faqet e Universumit në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close