• Language
  • +377(44)-144-062
1625516_10152386825952244_1648800009600552528_n

Ligjeratë Publike me George Gianaris: Zhvillimi i Tregut Kapital në Kosovë

Postuar më: 25/04/2016

Në kuadër të serisë së ligjeratave publike që zhvillohen në Kolegjin Universum, Prof. Shkendije Nahi fton Z. George Gianaris, Këshilltar Resident në Ministrinë e Financave të Republikës së Kosovës, për të prezentuar përpara studentëve temën me titullin “Zhvillimi i Tregut Kapital në Kosovë”.

Biografia e Folësit:

Z. George Gianaris së pari ju bashkua Zyrës për Ndihmë Teknike (ZNT) të Departamentit të Thesarit në vitin 1998, ku punoi si këshilltar I grupit për Lëshimin dhe Menaxhimin e Borxhit Qeveritar. Z. Gianaris ka shërbyer si këshilltar në ministrin e financave në Armeni, Indonezi, Irak, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, ku ka punuar edhe në çështje specifike për vendin. Indonezisë i nevojitej re-profilizimi i $19.4 miliard në fonde qeveritare. Iraku kishte nevojë për organizimin e të gjitha dokumenteve mbështetëse për bisedimet në lidhje me zvogëlimin e borxhit në vitin 2004. Bosnjës i nevojitej të adresonte disa nga problemet e pas-luftës që ndërlidheshin me $1.3 miljard në detyrime të valutës së jashtme. Përveç përfshirjes në këto probleme të veçanta, Z. Gianaris, gjithashtu, ofronte këshilla në zhvillimin e tregut për fonde qeveritare. Gjatë periudhës sa ushtronte detyrën e këshilltarit resident, Z. Gianaris, gjithashtu punoi në Vietnam, Tanzani, Uganda, Egjipt, Gjeorgji dhe Kroaci. Përpara se t’i bashkohej (ZNT), Z. Gianaris punoi në Ëall Street si tregtar i letrave me vlerë, si dhe ka më shume se 25 vjet eksperiencë në instrumente fianciare. Sot, Z. Gianaris, ushtron detyrën e këshilltarit resident në Kosovë.

Data dhe Koha:

Kolegji Universum në Prishtinë
10 Prill, 2014 nga ora 17:00 në Innovation Lab

Pas ligjeratës do të organizohet në kotej, i cili ka për qëllim rrjetizimin/networking në mes të studentëve dhe të ftuarve.

Kthehu
Close