• Language
  • +377(44)-144-062
11037476_10153252290387244_612997170614974774_n

Ligjeratë Publike me Ambasadorin Holandez në Prishtinë, Robert Bosch

Postuar më: 08/04/2015

Ambasadori Bosch: Liberalizimi i vizave, ndoshta vitin tjetër.

“Nëse dëshironi zhvillim ekonomik ju duhet ndryshoni mentalitetin tuaj. Nuk mundeni brenda natës të bëheni të pasur. Duhet të punoni shumë për të fituar”, ka thënë në enjten ambasadori holandez në Prishtinë, Robert Bosch në ligjëratën e hapur para studentëve të kolegjit “Universum”, në Prishtinë, transmeton zeri.info.

Duke folur për çështjen e liberalizimit të vizave, ambasadori Bosch tha se ‘Liberalizimi i vizave mund të ndodh vitin tjetër’.

Por deri atëherë ai porosit kosovarët që t’i kryejnë detyrat e tyre nëse dëshirojnë të lëvizin lirshëm, drejt shteteve të Bashkimit Evropian’.

“Nëse ju i kryeni punët e juaja deri vitin tjetër, do të ndodh liberalizimi i vizave për kosovarët. E nëse kjo nuk ndodh edhe pas plotësimit të kritereve, atëherë faji është tek BE-ja”, tha ambasadori Bosch në ligjëratën e hapur  ku u diskutua për diplomacinë e Holandës në Kosovë dhe fokusi i saj, themelimin e gjykatës Speciale dhe liberalizimi i vizave, shkruan zeri.info.

Gjatë kohës së qëndrimit të tij në Kosovë, ambasadori Bosch tha të mos ketë vërejtur ndryshim sa i përket zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

“Unë nuk kam parë edhe aq zhvillim ekonomik në Kosovë prej se jam në vendin e juaj”, tha Bosch. Sipas tij, zhvillim ekonomik është penguar më së shumti nga mungesa e sundimit të ligjit. “Në vendin tuaj ka mjaft ligje të mira, por ato nuk implementohen. Biznesmenët e shtetit tim besojnë në kontratë, dhe nëse ajo nuk respektohet ata besojnë se problemin mund ta zgjedhin nëpërmjet gjykatës. E këtu, kjo nuk po ndodh andaj edhe investitorët e huaj frikësohen të investojnë në vendin tuaj”, tha Bosch.

Por nuk është vetëm mungesa e sundimit të ligjit, që po pengon zhvillimin e vendi. Ambasadori iu tha studentëve të Kolegjit “Universum”, se është edhe mentaliteti i kosovarëve. “Nëse dëshironi zhvillim ekonomik ju duhet ndryshoni mentalitetin tuaj. Nuk mundeni brenda natës të bëheni të pasur. Duhet të punoni shumë për të fituar. Mentaliteti këtu duhet ndryshuar dhe të mos mendohet se investimi mund të kthehet brenda natës. Ju duhet të punoni shumë që investimet t’i ktheni pas disa viteve…”, tha ambasadori Bosch duke kërkuar nga studentët e kolegjit “Universum” që të punojnë shumë më shumë që ta ndryshojnë mentalitetin e 90 për qind të kosovarëve që dëshirojnë të pasurohen brenda natës.

Ai ka kërkuar nga kosovarët që të bëjnë shumë më shumë që t’i bindin pesë vendet e BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës, të themelojnë Gjykatën Speciale para se atë ta bëjë për kosovarët dikush tjetër, të krijojnë një ushtri profesionale dhe të përqendrohen në zhvillim ekonomik dhe krijim të një klime të sigurt për investimet e huaja.

Ambasadori  Bosch, ishte mysafiri i radhës në serinë e debateve të hapura me student që mbahen në kolegjin “Universum”.

Kthehu
Close