• Language
  • +377(44)-144-062
12920277_10154118430917244_8444926911002853958_n

Ligjerate Publike: Menaxhimi i Ri Publik, dhe Reforma e Administrates Publike ne Kosove

Postuar më: 25/04/2016

Seria e ligjeratave publike “Integrimet Evropiane në Praktikë” trajton cështjet e integrimit të Kosovës në BE.
Ekspertët e diplomuar nga universitetet më prestigjioze evropiane, ofrojnë perspektiva kritike në fusha të ndryshme te Kosovës në rrugën drejt BE-së. Këta ekspertë janë përfitues të bursave të “Young Cell Scholarship Scheme” të Bashkimit Evropian, të cilët punojnë në resore të ndryshme qeveritare për të përshpejtuar procesin e integrimit të plotë të Kosovës në BE.

Kur: 26 Prill, ora 16.00

Ku: Kolegji Universum Prishtine

Armend Kelmendi ka lindur dhe është rritur në Prishtinë, qytet në të cilin tani vepron dhe ushtron veprimtari profesionale. Studimet bachelor i ka të mbaruara për politika publike dhe menaxhment si drejtim kryesor, përfshirë dhe marëdhënie ndërkombëtare pranë Universitetit Amerikan në Kosovë. Gjithashtu ka të përfunduar studimet e avancuara të master-it në Politikën dhe Politikat Evropiane, drejtimi i Menaxhimit të Ri Publik, Reforma në Administratë Publike, pranë Universitetit Katolik të Leuven-it, Belgjikë. Aktualisht është i angazhuar në Ministrinë e Integrimit Evropian si Zyrtar i Lartë për Kritere Politike dhe Administrative, duke ndjekur nga afër zhvillimet në kuadër të procesit reformues në administratë publike në nivel qëndror, në mes tjerash duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet bartëse përmes hartimit të politikave, gjegjësisht strategjive që promovojnë profesionalizëm, transparencë dhe efikasitet në punën dhe shërbimet që mekanizmi kryesor i shtetit ofron për qytetarin, parakushte këto të theksuara qartë nga institucionet dhe organizatat kompetente që mbulojnë këtë fushë në Bashkimin Evropian. Krahas kësaj, angazhimet e tija profesionale përfshijnë Institutin Liberal për Hulumtime Politikash ku ushtron detyrën e Koordinatorit të Projekteve në fushat e ndryshme socio-politike që për qëllim kanë zhvillimin e debatit dhe ngritjen e vetëdijes ndër-shoqërore, përmes trajtimit të temave që ndërlidhen me gjendjen ekonomike në vend, politik-bërjen në nivel qëndror dhe lokal, rëndësinë e edukimit në zhvillim të vendit, rëndësia e lirisë së shprehjes, Kosova në procesin e integrimit Evropian, tërheqja e investitorëve të huaj, dhe rëndësia e lobimit në forcimin e imazhit dhe krijimit të brendit të ri të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Për më shumë, Armendi është anëtarë i bordit të organizatës joqeveritare austriake me përfaqësi në Kosovë ‘IG Alpbach Kosovo’ që për qëllim ka promovimin e bashkëpunimit Austri-Kosovë në sferën e edukimit dhe shkëmbimin kulturor në mes të dy vendeve, si dhe Pikë e Kontaktit për Kosovën në Rrjetin Rajonal për Integrim Evropian të GIZ-ORF në kuadër të së cilit rrjet propozon dhe implementon projekte me karakter të bashkëpunimit rajonal në fushën e Reformës në Administratë Publike, komunikimit në media dhe ambient të punës, rendit dhe ligjit, politikave në sistemin shëndetësor publik si dhe qeverisjes ekonomike.

Kthehu
Close