• Language
  • +377(44)-144-062
12920277_10154118430917244_8444926911002853958_n

Ligjerate Publike: Siguria e Dokumenteve ne Procesin e Liberalizimit te Vizave

Postuar më: 25/04/2016

Seria e ligjeratave publike “Integrimet Evropiane në Praktikë” trajton cështjet e integrimit të Kosovës në BE.
Ekspertët e diplomuar nga universitetet më prestigjioze evropiane, ofrojnë perspektiva kritike në fusha të ndryshme te Kosovës në rrugën drejt BE-së. Këta ekspertë janë përfitues të bursave të “Young Cell Scholarship Scheme” të Bashkimit Evropian, të cilët punojnë në resore të ndryshme qeveritare për të përshpejtuar procesin e integrimit të plotë të Kosovës në BE.

Kreshnik Kaçiu, i lindur më 26.08.1988 në Lupç të Poshtëm, Komuna e Podujevës.

Studimet Universitare i ka filluar në vitin 2007 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës Para përfundimit të studimeve të rregullta në këtë Universitet, është përzgjedhur në mesin e 10 juristëve më të mirë nga Young Cell Scheme, një projekt i përkrahur nga Komisioni Evropian me ç’rast ka fituar bursë të plotë për studime jashtë vendit.

Në 2011 ka filluar studimet e avancuara master në drejtimin “E drejta Ekonomike Ndërkombëtare dhe Evropiane”- International and European Economic Law, në Universitetin e Maastrichtit në Maastricht, Holandë.

Në vitin 2013 ka regjistruar studimet e Doktoratës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Vjenës në Austri, ku edhe momentalisht vazhdon studimet dhe mban titullin PhD Candidate.

Kreshnik Kaçiu është i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. si Inspektor i Agjencisë së Regjistrimit Civil në kuadër të MPB-së. Përgjegjësia e Kreshnikut është edhe koordinimi i adresimit dhe përmbushjes së Rekomandimeve dhe obligimeve tjera që dalin nga Procesi i Liberalizimit të Vizave për Kosovën si dhe nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim me Komisionin Evropian.

Kthehu
Close