• Language
  • +377(44)-144-062
vajzat Kolegji Universum

Mini Boot Camp Vajzat Qe Sjellin Ndryshimin

Postuar më: 17/11/2016

Në Kolegjin Universum u mbajt Mini Boot Camp – Vajzat Që Sjellin Ndryshimin, aktivitet përmes së cilit është manifestuar Java Globale e Ndërmarrësisë 2016 .

Java Globale e Ndërmarrësisë  është ngjarja më e madhe festive e ndërmarrësisë në botë, e cila bën bashkë ndërmarrës, inovatorë, punëdhënës dhe akterë tjerë, që për qëllim kanë zhvillimin e ideve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin ekonomik. Qëllimi i kësaj jave është krijimin e rrjetit të organizatave partnere dhe komunitetit të liderëve lokal, si promotorë të përhershëm të vlerave të ndërmarrësisë, përgjatë tërë kohës. Java Globale e Ndërmarrësisë  poashtu shërben si platformë për lidhjen e ndërmarrësve të rinj dhe inovatorëve të Kosovës me ndërmarrës, partnerë, investitorë dhe klientë nga të gjitha shtetet e pjesëmarrëse.

Në anën tjetër, Kolegji Universum për ditën e dedikuar Vajzave dhe Grave në Ndërmarrësi ka organizuar trajnim dhe puntori me titullin “Vajzat Që Sjellin Ndryshimin!”. Ky event ka për qëllim trajnimin vajzave të reja, të cilat patën mundësinë të mësojnë aftësi ndërrmarrëse në Kampusin e Kolegjit Universum në Prishtinë. Gjatë trajnimit, vajzat propozuan ide për të përmisuar problemet që i hasin në komunitetin e tyre. Qëllimi i këtij trajnimi është të inuencohen vajzat e reja të konsiderojnë ndërmarrësinë si fushë të veprimtarisë së tyre. Gjatë këtij aktiviteti  Uran Rraci dhe  Gentiana Berisha ligjëruan dhe mentoruan një grup vajzash kreative.

Kolegji Universum është edhe institutcion i arsimit të lartë universitarë i cili është lider në fushën e ndërmarrësisë dhe ka në fokus të veçantë të rinjët e Kosovës.

Ne falenderojmë gjithë pjesmarrësit dhe partnerët organizues si Këshilli Rinor Kosovar dhe GEW Kosova të cilët ndihmuan gjatë kësaj kohe.

Për më tepër informata rreth ngjarjeve në Kolegjin Universum, ju lutem, vizitoni njoftimet ne Facebook apo shkruani e-mail info@universum-ks.org.

Kthehu
Close