• Language
  • +377(44)-144-062
Studime jashte vendit

Mirlinda Zhushi: E zgjodha Universumin për shkak se Universum është studim jashtë vendit!

Postuar më: 23/05/2018

Kolegji Universum, institucioni lider i mundësive ndërkombëtare për studentët kosovarë, deri më tani, 47 studentë, niveli Bachelor dhe Master i ka dërguar për studime në universitetet më të mira të Evropës, ku secili studentë përfiton bursë të plotë 5,075 euro.

Mirlinda Zhushi, studente e vitit të tretë në departamentin Biznes dhe Menaxhment në Kolegjin Universum sapo është kthyer nga Gjermania, ku ka studiuar një semestër me bursë të plotë, se çfarë i ka marrë kësaj eksperience dhe përse i ka shërbyer në formimin e saj të mëtejshëm, flet ajo në vazhdim:

“Gjatë periudhës së studimeve ne marrim gjithmonë informacion lidhur me thirrjet e reja që hapen nga universitete nëpër Europë. Eksperienca për shkembim semestral në Universitetin e Gjermanisë Hochschule Ludëigshafen University of Applied Sciences është njëra ndër eksperiencat më të mira që do kujtoj gjatë githë jetës”, ka rrëfyer ajo duke zbuluar edhe hollësitë e procesit të aplikimit, që ka arritur ta plotësojë edhe falë ndihmës së koordinatorës së zyrës Erasmus+ dhe të gjithë pedagogëve të Universumit që ia kanë thjeshtësuar procesin.

“Unë isha në Gjermani me dy studentët tjerë nga Kosova, Granitin dhe Kristoforin. Atje kam banuar në një apartament së bashku me një studente nga Brazili, ku kam pasur mundësi të mësojë shumë nga kultura dhe gjuha e saj, mirëpo edhe nga studentët e tjerë pasi kam takuar studentë nga vende të ndryshme. Edhe interesimi i studentëve të tjerë për të mësuar për kulturën tonë e gjuhën shqipe ishte tejet i madh, e kjo sepse gjatë asaj kohen ë të njejtin univeristet kanë studiuar edhe 7 shqiptarë tjerë.

Në fillim, adaptimi me kulturën e re, me njerzit e ri dhe ambientin e ri ishte pak e vështirë por shoqëria dhe stafi universitar na ka ndihmuar dhe mbështetur sa herë kur kemi pasur nevojë, andaj edhe do e kujtojë si eksperiencën më të paharruar. Edhe profesorët kanë qenë shumë të përgaditur dhe mënyra e ligjerimit të tyre ka qenë në nivel shumë të larta ashtu sikur edhe gjuha angleze ku në të njejtën kohë kemi mësuar shumë nga lëndët e zgjedhura dhe kemi përmisuar edhe aftësitë e të kuptuarit e të shprehurit në gjuhën angleze.

Edhe vizitat nëpër qytete të shumta të Gjermanisë nuk kanë munguar. Vizituam pikat më të rëndësishme të secilit, ekskurzione këto të organizuara nga zyra internacionale dhe nga vet studentët. Njëra ndër ekskurzionet më të bukura ka qenë vizita në Parlamentin Evropian në Strasburg të Francës, ku dëgjuam edhe live debatet lidhur me Brexit.”

Thirrja për aplikim për shkëmbim semestral në këtë universitet është akoma e hapur.

Për më shumë informta, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në: erasmus@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close