• Language
  • +377(44)-144-062

Global Entrepreneurship Monitor (GEM)

Kosova pjesë e Monitorit Global të Ndërmarrësisë

Duke filluar nga ky vit, Kosova do të bëhët pjesë e Monitorit Global të Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Monitor – GEM), raportit më të rëndësishëm dhe prestigjioz në fushën e ndërmarrësisë në botë.

Kolegji Universum është përzgjedhur të jetë përfaqësues i Kosovës në GEM dhe i ngarkuar për të kryer hulumtimin, ndërsa projekti mbështetet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe organizata holandeze SPARK.

Monitori Global i Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Monitor – GEM),  është një vlerësim vjetor i aktivitetit, aspiratave dhe qëllimeve ndërmarrëse të individëve në një numër shtetesh. I inicuar në vitin 1999 si një partneritet në mes të London Business School (Britani e Madhe) dhe Babson College (SHBA), dy shkollat më të njohura të ndërmarrësisë në botë, sot GEM ka mbi 100 ‘Ekipe kombëtare’ të cilat kanë marrë pjesë në këtë projekt, numër ky në rritje për çdo vit.

Nga raporti i Monitorit Global të Ndërmarrëisë për vitin 2013 i prezantuar në Santiago të Kilit del se Ndërmarrësitë janë ndër njerëzit më të lumtur në botë. Raporti ka gjetur qe ndërrmarrësia është një zgjedhje e preferueshme e karrierës në mbarë botën – sidomos  tek femrat në ekonomitë e bazura  në inovacion. Ndërrmarrësit në të gjithë botën, si ne fazën fillestare apo edhe atë të themelimit shfaqën shkallën më të lartë të mirëqenies subjektive krahasuar me popullatën të cilët nuk janë të përfshirë në aktivitetet e ndërrmarrësisë, duke sugjeruar që ndërrmarrësia mund të jetë zgjidhja më e mirë për karrierë.

Hulumtuesit nga Kolegji Universum kanë filluar punën për raportin e vitit 2014 i cili do të përfshijë intervista direkte me mbi 2000 persona dhe 50 ekspertë të fushës dhe i cili raport do të publikohet në Janar të vitit të ardhshëm.

GEM1-890x395_c

Close