• Language
  • +377(44)-144-062

Programet e Shkëmbimit

Programet e Shkëmbimit

Programet e Shkëmbimit

Universum ka programe të ndryshme shkëmbimi me institucione nga e gjithë bota.

Programet e Shkembimit ne Universum që ofrohen mundësi studimi për një semestër në këto institucione:

  • Chichester College, Angli (www.chichester.ac.uk)- Studime të Gjuhës Angleze
  • Kadir Has University, Turqi (www.khas.edu.tr/en)- Studime Biznesi, Administrim Publik, Marrëdhënie Ndërkombëtare
  •  Ozyegin University, Turqi (www.ozyegin.edu.tr) – Studime të Biznesit
  •  GEA College, Slloveni (www.gea-college.si)  – Studime të Biznesit dhe  Ndërmarrësi

 

Aplikacioni plotësohet online, nga webfaqet e Universiteteve përkatëse dhe duhet të vërtetohet nga Zyra për bashkëpunim Ndërkombëtarë . Të interesuarit kontaktojnë  në [email protected]

Përmes këtij programi, ju mund të studioni një semestër në një nga këto Institucione partnere, dhe të transferoni kreditë tuaja në Universum.

Ju merrni të njëjtat lëndë sikur studentët e tjerë në atë institucion ku shkoni dhe jeni student i rregullt. Gjithësesi, programi i shkëmbimit nuk ju mundëson të merrni diplomë nga ai universitet,  por vetëm nga universiteti dërgues (në këtë rast – Universum).

Përmes programit të shkëmbimit, ju nuk paguani pagesën e studimeve në institucionin qe zgjedhni,  por vetëm në Universum. Gjithësesi, shpenzimet tjera sic janë ato për jetesë duhet të mbulohen nga vet studenti,  pasi Kosova nuk është ende pjesë e LLLP Erasmus të Bashkimit Evropian. Këto shpenzime, përfshijnë pagesën e banesës, jetesës, udhëtimit dhe vizës.
Varësisht nga shteti ku shkoni, kjo mund të jetë nga 1500 deri në 3500 euro për një semestër.
Ju inkurajojmë, t’i shfrytëzoni gjitha këto mundësi, për ndërkombëtarizim të cilat Universum i ofron.
12 bursa në Chichester College të Anglisë
2 bursa në Nagasaki International University
1 bursë në University of Chichester (si pjese e GCN)
bursa të ndryshme semestrale dhe vjetore në Tailandë, Kinë, Kore të Jugut, Japoni, Holandë, Suedi dhe Danimarkë.

Programet_e_Shkembimit.2jpg

Nga viti 2007 , Kolegji Universum në bashkëpunim me Zip Travel nga Maqedonia,  ka organizuar programin “Puno dhe Udhëto” në SHBA. Përmes këtij programi, studentët mund të punojnë në SHBA gjatë 4 muajve të verës dhe njëkohësisht të shëtisin një nga vendet më të zhvilluara në botë, SHBA-të. Deri tani, mbi 120 studentë kanë përfituar nga ky program.

 

Close