• Language
  • +377(44)-144-062

Projektet Ndërkombëtare

Projektet Ndërkombëtare

Kolegji Universum është pjesë e projekteve të shumta ndërkombëtare: Erasmus+, Global Entrepreneurship Monitor (GEM), USAID, etj.

Përvoja Organizative

Qëllimi i projektit është të krijojë një rrjet rajonal të shkencës-shoqërisë për inovacione të qëndrueshme në Shqipëri dhe Kosovë ne menyre qe te forcoje lidhjen dhe bashkëpunimin e institucioneve në fushën e arsimit të lartë, hulumtimit dhe praktikës.

Partnerët e Projektit:

  • University of Graz,
  • University of Natural Resources and Life Sciences,
  • Leuphana University,
  • University of Limerick.

Projekti kishte për qëllim për të prezentuar dhe për të përmirësuar standardet e cilësisë dhe mekanizmave të ofruesve të arsimit të lartë privat në Kosovë, ne menyre qe te lehtesoje krahasueshmerine, besueshmerine dhe sigurimin e cilesise se praktikave ne pajtim  me parimet e Bolonjës dhe strategjisë për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë (2005-2015).

Projekti inkurajon procesin e zhvillimit të kurrikulave në bazë të rezultateve dhe udhezimeve kërkimore per mësimdhënien e mësimit në institucionet private të arsimit të lartë të Kosovës.

Partneret e projektit:

  • University of Salzburg;
  • University College Cork;
  • University of Edinburgh;
  • University Politechnica;
  • Kosova Accreditation Agency;
  • National Qualification Authority;
  • Wus Kosova.

Projekti i Monitorimit Global per Ndërmarrësi është një vlerësim vjetor i aktiviteteve sipërmarrëse, aspiratave dhe qëndrimeve të individëve ndërmjet shumë vendeve. GEM është studimi më i madh qe eshte bere per dinamikën e ndermarresise në botë qe mbulone 75% të popullsisë së botës dhe 89% të GDP-së globale. Universum pret ekipin kombëtar të Kosovës për të kryer raportin vendor.

Ne kuader te projektit te UNDP-se, ne kemi nënshkruar një kontrate për të dhënë dy trajnime për zyrtaret e komunes se Dragshit dhe anëtarët e grupit të punës lokale. Gjatë periudhës dy mujore do të ketë një trajnim të plotë dy ditesh në Lidership dhe Aftesite Organizative dhe një trajnim dy muaj për Menaxhimin e Zyres.

Kolegji Universum tani udhëheqe një projekt të BE-se mbi Arsimin dhe Edukimin e te rinjve për zhvillimin rural te turizmit. Qëllimi i këtij projekti  është të mbështesë ndërmarresit dhe institucionet potencialë dhe ekzistuesë te fushës së projektit në lidhje me zhvillimin e industrisë së turizmit në zonat rurale. Qëllimi specifik i këtij projekti është që të ofrojë trajnime për përfituesit (familjet rurale, te rinjte dhe grate e papune dhe shoqatat dhe institucionet  përkatëse) në themelime te bizneseve, projekte per artizanate dhe zhvillim institucional.

..

Kolegji Universum fitoi projektin nga USAID / YEP për të trajnuar 1000 të rinj. Qelimi kryesor i ketij projekti ka qenë për të siguruar mbështetje 1000 ndërmarrësve të rinj (mosha 18-35) në 16-20 komuna të ndryshme me disa faza. Në fund çdo ndermarres i ri e qe eshte i suksesshëm do të jetë në gjendje për të zhvilluar një plan të realizueshëm biznesi

Universumi ka kryer trajnime në vende të ndryshme per programin USAID-it per Ndërmarrësit e Rinj  (YEP) dhe ka trajnuar mbi 180 pjesëmarrësve në katër vende të ndryshme (Prishtinë, Shtërpce, Klina, Gjakova).

Universumi është nën-kontraktuar nga Komisioni Evropian për të kryer trajnimet dhe zhvillimin e aftesive biznesore për ndermarresit e turizmit në rajonin e Prishtinës, si pjesë e strategjive të zhvillimit rajonal. Mbi 100 kandidatë janë trajnuar, duke përfshirë:

– Familjet me potencialet e zhvillimit të turizmit

– Zyrtarët e komunës të cilat mbështesin zhvillimin e turizmit në rajon

Close