• Language
  • +377(44)-144-062
Kolegji Universum

Ndërlidhja e Ndërmarrësisë me Universitetet

Postuar më: 01/11/2016

Në Kolegjin Universum, prezantohet nisma SEC2U e Komisionit Evropian

Në  kolegjin Universum në Prishtinë, sot u mbajt eventi Startup Europe Comes to Universities (SEC2U) iniciativë për promovimin e një kulture të ndërmarrësisë në Evropë.

SEC2U është nismë e përkrahur nga Komisioni Europian dhe Startup Europe e cila shënohet për herë të parë këtë vit me datat 17-21 Tetor ku marrin pjesë më shumë se 35 Universitete Europiane si Cambridge University, Mastricht University, etj. Në mesin e këtyre Universiteteve është pjese edhe Kolegji Universum si i vetmi Institucion Arsimor në Kosovë.

Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është fuqizimi i bashkpunimit mes Akademisë dhe Industrisë në shtetet e Evropës. Përmes kësaj nisme, sipërmarrësit, universitetet, ndërmarrësit dhe studentët ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre me qëllim vetëdijësimi dhe mësimi rreth mundësive dhe aktiviteteve që ofrohen nga institucionet arsimore dhe bizneset në fushën e ndërmarrësisë.

Si pjesë e këtij eventi janë diskutimet dhe prezantimet e akterëve kryesorë në fushën e arsimit dhe sipërmarrësisë. Në Kolegjin Universum, sot prezantuan eksperiencat e tyre z. Alejtin Berisha Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit Universum dhe z. Peter Corbett nga Washington DC, U.S.A themeluesi i iStrategyLabs. Ardhja e Z. Corbett në Kolegjin Universum, u mundësua nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. Z. Alejtin Berisha foli rreth vizionit që Kolegjit Universum ka në përgjithësi dhe rreth fokusit që Kolegji Universum ka për fushën e ndërmarrësisë.

Në anën tjetër z. Peter Corbet tregojë storjen e tijë të suksesit dhe tema e prezantimit tij ishte “Storja ime – Si të ndërtojmë një kompani kreative teknologjike” ku pikë kryesore ishte rrugëtimi i tij drejt themelimit të iStrategyLabs, kompani kjo me mbi 250 punonjës dhe klient brendet më të njohura botërore. Ai dha edhe shumë këshilla të vlefshme për studentët dhe ndërmarrësit e rinj Kosovar.

Kolegji Universum do të vazhdoj të jetë qendra kryesore e ndërmarrësisë në Kosovë. Për më shumë informata, klikoni www.universum-ks.org apo përmes postës elektronike  info@universum-ks.org.

Kthehu
Close