• Language
  • +377(44)-144-062
IPT Tomar

Nga shtatori studentët e Kolegjit Universum mund të studiojnë me bursë të plotë në Portugali

Postuar më: 14/06/2018

Janë aprovuar bursat për studime semestrale për studentët e Kolegjit Universum në Portugali, e kjo në kuadër të Programit Erasmus + Credit Mobility në Polytechnic Institute of Tomar.

Përfitues të këtyre bursave do jenë 2 studentë të Kolegjit Universum, të cilët për një semestër do studiojnë në Polytechnic Institute of Tomar në Portugali. Edhe 3 persona nga stafi akademik i Universumit do kenë mundësi të ligjerojnë një modul në po atë universitet si dhe 2 persona nga stafi akademik i atij universiteti do ligjerojnë në Kolegjin Universum.

Si përfitues të bursave ndërkombëtare, çdo student i Kolegji Universum përfiton shkollim falas, 850 euro kompenzim mujor dhe 360 euro kompenzim për shpenzime të transportit (total 5,460 euro), të financuara direkt nga Komisioni Evropian.

Shumë shpejt do shpallet edhe thirrja rreth mundësisë për aplikim të studentëve të Kolegjit Universum.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë Ndërkombëtare për studentët!

Për informata shtesë kontakto Zyrën e Projekteve Ndërkombëtare të Kolegjit Universum: erasmus@universum-ks.org ose +383 44 144 062.

Kthehu
Close