• Language
  • +377(44)-144-062

Ndërmarrja Studentore

Ndërmarrja Studentore

Koncepti Junior Enterprise bazohet në organizata jo‐fitimprurëse, qëllimi i të cilave është të shërbejnë si një urë mes teorisë dhe praktikës për studentët që ndjekin studimet e larta. Në mënyrë që të arrijnë këtë gjë, studentët zhvillojnë projekte për organizata të tjera. Aktivitetet e Junior Enterprise synojnë profesionalizëm në projekte dhe brenda organizatës.

Organizata
Junior Enterprise është një shoqatë ose një shoqëri kooperative, e cila në pjesën më të madhe të rasteve është e lidhur me një universitet. Nga ana operacionale JE dhe administratoret e saj janë tërësisht të pavarur nga ndikimi që mund të vijë nga jashtë rrjetit kombëtar apo konfederatave evropiane të JE. JE qëndron larg çështjeve politike dhe larg çdo lloj diskriminimi.

Studentët e përfshirë
Në Junior Enterprise mund të përfshihen studentë të atyre degëve, të cilët mund të ofrojnë shërbime të shitshme (pra për të cilët mund të ekzistojë ose mund të krijohet çmimi në treg.
Kur vendosin të përfshihen në Junior Enterprise, studentët është mirë që të jenë në mes të studimeve, në mënyrë që të kenë mundësinë që të qëndrojnë dy ose tre vjet në ndërmarrje, përpara se të largohen prej saj. Në këtë mënyrë ata do të kenë mundësinë të lëvizin në disa pozicione brenda ndërmarrjes në kuadër të manaxhimit të saj dhe të bëjnë disa projekte, në të cilët mund të përfshihen si punonjës të thjeshtë, ose si drejtues të projekteve.

Profesorët e përfshirë
Eksperienca tregon, se vlerësohet pozitivisht nga ndërmarrjet që blejnë shërbime nga një JE, por dhe për imazhin e JE‐së në përgjithësi, që JE dhe studentët të mbështeten nga profesorë të universitetit/universiteteve ku ata studiojnë. Profesorët shërbejnë si këshilltarë të jashtëm për JE dhe ndërhyjnë, atëherë kur iu kërkohet ndihmë nga studentët. Zakonisht përfshirja e profesorëve është e formës vullnetare, pra pa shpërblim. Por ndoshta mund të bihet dakord për ndonjë lloj shërbimi, nëse nuk është në kundërshtim me kushtet në të cilat u lejohet profesorëve të veprojnë.

Llojet e projekteve
Projektet që mund të kryhen nga studentë të JE janë të llojeve të ndryshme. Në vende të Evropës ndërmarrjet si në Zvicër, Hollandë, Angli, Gjermani janë shumë të suksesshme dhe kryejnë projekte të rëndësishëm për firma të vogla, të mesme dhe të mëdha.

Për shembull projekte të thjeshtë do të ishin:
o Ndërtim faqesh interneti
o Këshillim firmash për të bërë plane biznesi, analizë organizate, plan marketingu,
përgatitje reklamash, marrëdhënie me publikun, studime tregu për futje produktesh te reja
o Këshillim financiar
o Këshillim turizmi
o Përgatitje projektesh arkitektonike (nga ana grafike)
, etj.
Ndërmarrjet mund të sjellin projekte, të cilat studentët t’i zhvillojnë në formën e temës së diplomës, temë bakkalaureati, temë masteri. Studenti shpërblehet për punën e njëkohësisht përgatit dhe temën e vet përmbyllëse për studimet.

Për kë ofrohen shërbimet?
Shërbimet ofrohen zakonisht për firma të vogla dhe të mesme, por ofrohen dhe përfirma të mëdha, nëse ato kanë sigurinë, se Junior Enterprise ka në përbërje punonjës të suksesshëm, cilësorë dhe të besueshëm. Shembuj firmash të mëdha për të cilat Junior Enterprises në Evropë kanë zhvilluar projekte janë:
American Express, BMW, Coca Cola Beverages, IBM, Lufthansa, Shell, Nissan, Nestlé, Colgate, Nokia, Siemens, etj.

Çmimi i shërbimeve
Për shërbimet zakonisht kërkohen çmime më të ulët, sesa kërkojnë firma konkurrente për të njëjtat shërbime, apo shërbime të ngjashme me to. Duhet theksuar, se avantazhi kryesor i një Junior Enterprise krahasuar me një

Close