• Language
  • +377(44)-144-062
new

Për herë të dytë Hapet Thirrja për BURSA Ndërkombëtare në Turiba University, Latvi

Postuar më: 01/11/2018
Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime për bursa për shkëmbim studentor në Turiba University, në Latvi, në kuadër të programit Erasmus+ Credit Mobility të Komisionit Europian.
Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master në programin/departamentin: Biznes dhe Menaxhment, Gjuhë dhe Letërsi Angleze të aplikojnë.
 
Informata mbi shkëmbimin:
 Shkëmbim i një studenti për studime semestrale
 Periudha e studimeve: Semestri pranveror (BA: 07.01.2019 deri më 30.04.2019, MA: 07.01.2019 deri më 30.05.2019)
 Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
 Kompensim mujor: 800/850 euro
 Shpenzimet e transportit vajtje – ardhje: 275 euro
 
Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
 Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
 Puna vullnetare në Universum
 Pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme të kolegjit Universum
 Nota mesatare të paktën 8.0
 Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
 Transkipta e notave në gjuhën Angleze
 Kopje e pasaportës
 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
 CV në gjuhën angleze
 Letër Motivimi në gjuhën Angleze
 Nënshkrimi i Aneks Kontratës (pas pranimit nga Universiteti pritës)
 Kontrata Mësimore (Learning Agreement, nënshkruhet pas përzgjedhjes së lëndëve në Universitetin pritës)
 Intervista
Afati i fundit për aplikim është 20 nëntor 2018, ora 24:00! Për aplikim plotësoni këtë formë: goo.gl/ygEHBz
Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum. Në rast se keni vështirësi gjatë aplikimit na kontaktoni në email-in: erasmus@universum-ks.org
Kthehu
Close