• Language
  • +377(44)-144-062

Akreditimi dhe Anëtarësimet

Akreditimi dhe Anëtarësimet

Akreditimi

Kolegji Universitar Universum është i akredituar nga Agjencia për Akreditim e Kosovës për herë të parë në vitin 2009 dhe ri-akredituar në vitin 2013 për periudhë 5 vjeqare, për studime të nivelit Bachelor dhe Master. Poashtu, Kolegji Universum është  i licencuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.  Me ketë rast, programet e studimit, menaxhimi institucional dhe sigurimi i cilësisë janë vlerësuar shumë lartë nga ekspertët ndërkombëtarë (shih raportet e akreditimit).

 

Anëtarësimet

Universum është i anëtarësuar në disa asociacione ndërkombëtarë të Universiteteve. Të qenit anëtar në këto asociacione, i ka mundësuar stafit dhe studentëve tanë të jenë në hap me zhvillimet ndërkombëtare në arsimin e lartë.

Global College Network (GCN)

Në shtator të 2005, në konferencën vjetore të mbajtur në Etten Leur të Holandës, Kolegji Universitar Universum është pranuar anëtar i plotë në Global College Network.

Global College Network (GCN) është një rrjet i përbërë nga 15 kolegje dhe universitete nga Anglia, Holanda, SHBA, Suedia, Danimarka, Japonia, Kina, Korea e Jugut, Tailanda dhe Kosova, të cilat kanë për qëllim shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve në mës të këtyre dy institucioneve.

Anglia Network Europe

Që nga Shtatori 2005, Kolegji Universitar Universum është përfaqësues për Kosovë i Rrjetit për certifikim ndërkombëtar në gjuhën angleze, Anglia Network Europe. Universum ka krijuar rrjetin kosovar, në cilin bëjnë pjesë mbi 140 mësimdhënës nga afër 70 shkolla fillore dhe të mesme nga e gjithë Kosova si dhe qëllim ka stimulimin dhe strukturimin e gjuhës angleze përmes organizimit të certifikimit, trajnimit të mësimdhënësve, kampeve dhe shkollave verore etj. Në websajtin zyrtar www.AngliaNetwork.eu mund të merrni informata edhe në gjuhën shqipe.

European Association for International Education (EAIE)

Nga Janari 2008 Kolegji Universitar është bërë anëtar i këtij asociacioni. Përfaqësuesi i Kolegji Universitar Universum, Alejtin Berisha, mori pjesë në forumin ekzekutiv të mbajtur në Berlin me 1 Mars me temën: “Inovacioni në arsimin e lartë, ç’far agjende kërkimesh shkencore është e nevojshme”.

European Higher Education Society (EAIR)

Universum është anëtar në EAIR, rrjet i cili shërben në promovimin dhe ngritjen e kërkimit shkencor institucional. Përmes këtij rrjeti, stafi i Kolegjit Universitar Universum ka përfituar nga konferenca dhe trajnimet e ndryshme në ngritjen e kapacitetit.

Close