• Language
  • +377(44)-144-062

Sigurimi i Cilësisë

Sigurimi i Cilësisë

Sigurimi i Cilësisë

Misioni i Zyrës së Sigurimit të Cilësisë dhe Akreditimit (ZSCA) është për të ruajtur standardet më të larta të arsimit në mësimdhënie, nxënie, dhe kurrikula përmes koordinimit të vlerësimit dhe rishikimit, si dhe implementimit dhe zhvillimit të kontrollit të cilësisë.

Parimet dhe Metodat e Sigurimit të Cilësisë

Kolegji Universum ka miratuar parimet e sigurimit të cilësisë të përshkruara në Deklaratën e Asociacionit të Universiteteve Evropiane për Cilësi dhe Sigurimin e Cilësisë në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë. Këto parime të sigurimit të menaxhimit të cilësisë në Universum janë miratuar në drejtimin e zhvillimit të politikave dhe metodave të vlerësimit.

Parimet janë si në vijim:

  • Mbajtja e përgjegjësisë kryesore për sigurimin e cilësisë brenda institucionit tonë, në vend se nëpërmjet mekanizmave të jashtëm;
  • Zbatimi i një qasje gjithëpërfshirëse të menaxhimit të cilësisë
  • Vlerësimi i të gjitha aktiviteteve institucionale, duke përfshirë: kërkimin shkencor, mësimor dhe të mësuarit, shërbimin ndaj shoqërisë, dhe shërbimet mbështetëse
  • Duke pasur parasysh misionin tonë të veçantë në kontekstin kombëtar të Kosovës
  • Promovimi i besimit tek partnerët

Për të zbatuar parimet e sigurimit të cilësisë, Bordi Ekzekutiv krijon standarde për të udhëhequr misionin e ZSCA. Këto standarde sigurojnë përmirësim të vazhdueshëm në cilësinë institucionale dhe vlerësimin e cilësisë. Standardet e vendosura në ZSCA nga Bordi Ekzekutiv janë:

  • Të qëndrojnë të informuar me trendet në sigurimin e cilësisë arsimore
  • Të qëndrojnë të informuar për ndryshimet në kërkesat e akreditimit të Kosovës
  • Të sigurohen standardet në gradat dhe diplomat , kualifikimet e dhëna nga institucioni
  • Monitorimi i cilësisë së mësimdhënies dhe mbështetjen e studentëve në kurset dhe programet
  • Krijimi i një vlerësimi të brendshëm të vazhdueshëm mbi pikat e forta dhe të dobëta në mënyrë që të ndikojë në politikat
  • Krijimi i një sistemi të përgjegjësisë në mësimdhënie
  • Të sigurohet arsimim cilësor nëpërmjet krijimit të rezultateve të te nxënit, caktimin e standardeve të kredive, si dhe vlerësimin e kurrikulave
  • Përfshirja e studentëve në vlerësimin e cilësisë
  • Konsultimi me punëdhënësit potencial me qëllim që të japin mendime profesionale dhe këshilla në lidhje me rezultatet e pritura të kursit
  • Zhvillimi i proceseve për rishikim të brendshëm
  • Zhvillimi i proceseve për rishikim të jashtëm
  • Kryerja e rishikimit të brendshëm vjetor të programeve akademike
  • Kryerja e rishikimit të jashtëm të programeve akademike në bashkëpunim me Agjensionin e Akreditimit të Kosovës çdo tre vjet
  • Kryerja e vlerësimeve të fizibilitetit për gradave dhe strukturave të kursit në programet akademike;
  • Promovimi i transparencës në vlerësimin
  • Nxitja e një ambienti të sjelljes etike dhe ndershmërisë akademike brenda institucionit si tërësi;

Misioni ZSCA është arritur në lidhje me standardet e Bordit Ekzekutiv përmes metodave të përcaktuara që janë të përditësuara dhe përmirësuara vazhdimisht. Këto metoda janë të bazuara në informacionet sasiore dhe cilësore.

Këto metoda janë të bazuara në vlerësimet e fundit dhe një plan përmirësimi dhe mund të përditësohen me qëllim që të përmirësohet kualiteti i pritshmërisë. Këto metoda përfshijnë:

Kuantitative

  • Survejimet e studentëve administrohen në fund të semestrit
  • Statistikat në progresin e studentit dhe suksesi duke përfshirë vijueshmërinë, nivelin e kompletimit të studimeve, orët që I përkushtohen klasëve, si dhe notat.
  • Punësimi I të diplomuarve
  • Survejimet për kënaqësinë e studentëve
  • Të dhëna socio-ekonomike
  • Statistika nga rishikimet vjetore dhe periodike

Kualitative

  • Raporte nga vlerësues të huaj
  • Raporte akreditimi dhe rekomandime
  • Programe vjetore rishikimi
  • Rishikime periodike
  • Vlerësim I studentit nëpërmjet dialogut
  • Anketime mbi efektivitetin e mësimdhënies
  • Anketime të punësuarve si dhe të industrisë së profesionistëve
  • Anketimi i stafit
  • Dialog student/këshilltar

Rishikimet  periodike të brendshme të programeve akademike

Qëllimi i rishikimeve periodike i programeve akademike është që të përmirësoj efektivitetin e përgjithshëm si dhe kualitetin e programit duke e përditësuar atë me qëllim të reflektimit të trendëve të tregut si dhe ndryshimeve në arsimim.

Procedura e rishikimit të brendshëm:

  • Raport i Brenshëm i Programit Akademik
  • Rishikim I Jashtëm I Programit nga Bordi I Programit Akademik
  • Vizitë Vendndodhjes nga Bordi I Programit Akademik
  • Takim në mes stafit të Programit Akademik, Bordit të Programit Akademik dhe Administartës së Universumit.
  • Plani I Veprimit dhe Përgjigja nga Rishikimi I Programit

 

Close