• Language
  • +377(44)-144-062
A po dobësohet Ekonomia e Turqisë?

A po dobësohet Ekonomia e Turqisë?

Postuar më: 31/05/2018

Institucioni i arsimit të lartë, Kolegji Universum, është duke punuar vazhdimisht në afrimin e arsimimit kosovar me atë ndërkombëtar, e këtë po e bënë jo vetëm përmes shkëmbimeve studimore me Universitetet Ndërkombëtare, por edhe duke sjellur në Kosovë ligjërues të huaj nga universitetet partnere.

Kësaj radhe, Prof. Dr. Ibrahim Yilmaz, nga Afyon Kocatepe University të Turqisë do mbajë ligjeratë publike me temën “Effect of Political Board Directors and Board Diversity on Bank Performance in Turkey” për studentët e Kolegjit Universum.

Kjo temë diskutimi është mjaft momentale dhe e ndjeshme, kjo është edhe arsyeja pse vazhdimisht Kolegji Universum, dëshiron të trajtojë tema të tilla nga pikëpamjet e vendeve tjera, vetëm që të ngjallë interesimin e studentëve duke krijuar interaktivitet, ndonëse edhe qëllimi kryesor i këtyre ligjeratave është krijimi i situatave të tilla, të cilat rrisin vetëbesimin e studentëve në procesin e komunikimit si dhe i fokusojnë drejt zbulimit të aftësive e zhvillimit të potencialeve.

Ligjërata do të mbahet në kuadër të programit Erasmus+ të financuar nga Komisioni Evropian për shkëmbim të stafit.

Lokacioni: Kolegji Universum në Prishtinë/Ulpianë.
Orari: 4 Qershor 2018, e Hënë, ora 14 00.

Kolegji Universum numëron 44 marrëveshje në 16 shtete të Evropës, për shkëmbim të studentëve dhe stafit akademik e administrativë. Deri më tani, Kolegji Universum ka dërguar për shkëmbim semestral jashtë vendit 51 studentë me bursë të plotë, dhe 21 staf akademik e administrtaivë për ligjërim dhe trajnim.

Për të mësuar më shumë rreth ngjarjeve në Kolegjin Universum, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close