• Language
  • +377(44)-144-062
A po shkojmë në Republikën Çeke me studiu me bursë të plotë 5,375 euro?

Hapet aplikimi për BURSA studimi në Republikën Çeke

Postuar më: 24/07/2018

Hapet thirrja për Bursa për studentët në Bachelor dhe Master, në kuadër të Programit të Bashkimit Evropian, në Masaryk University në Republikën e Cekisë.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master e të gjitha programeve/departamenteve të Kolegjit Universum, të aplikojnë për BURSA për shkëmbim në semestrin pranveror 2019.

Llojet e shkëmbimit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime semestrale;
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 semestër (4.5 muaj)

Periudha e shkëmbimit: semestri pranveror 2019

  • Kompensimi mujor prej 800€
  • Shpenzimet e transportit vajtje-ardhje 275€

Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Nuk duhet të jeni studentë në vitin e fundit të studimeve
  • Duhet te keni të përfunduar të paktën një Semestër (5 provime të përfunduara)
  • Letër motivuese
  • CV
  • Testin (Certifikimin) e gjuhës Angleze nga Anglia Examination
  • Transkipta e Notave në Gjuhën Angleze
  • Kopje të Pasaportës
  • 1 Fotografi (madhësia e pasaportës/vizës)

Dokumentet që duhet te dorëzohen pas aprovimit të nominimit nga Institucioni dergues (Kolegji Universum)

  • Të nënshkruaj Aneks Kontratën;
  • Kontratën Mësimore (Learning Agreement) per perzgjedhjen e lëndëve në Universitetin pritës (LUAS);
  • Aplikacioni i nënshkruar;
  • Kwrkesa pwr Akomodim;
  • Aplikacioni pwr Detajet e Arritjes në Republiken Çeke;

Afati i fundit për aplikim 5 Gusht, ora 24:00!

Dokumentet e aplikimit dërgohet të skanuara me email në erasmus@universum-ks.org. Aplikimi për vizë studentore bëhet pas pranimit zyrtar nga Masaryk University në Republikën e Cekisë.

Përparësi në aplikim kanë studentët të cilet nuk janë përfitues të ndonjë burse nga Kolegji Universum dhe NUK janë studentë në ndonjë Institucion të Arsimit të lartë tjetër në Kosovë.

Për informata shtesë kontakto Zyrën e Projekteve Ndërkombëtare të Kolegjit Universum në: erasmus@universum-ks.org ose në +383 44 144 062.

Kthehu
Close