• Language
  • +377(44)-144-062
bursa kolegji universum

Profesorë nga Sllovenia ligjërojnë në Kolegjin Universum

Postuar më: 27/03/2017

Në kuadër të programit për arsim dhe zhvillim të Komisionit Evropian, Erasmus+, në Kolegjin Universum do të ligjërojnë profesorë nga International School for Social and Business Studies nga Sllovenia.

Programi Erasmus + ka për qëllim të rrisë aftësitë dhe punësimin, si dhe modernizimin e Arsimit, Trajnimit dhe Punësimin e Rinisë. Erasmus+  ofron mundësi për më shumë se 4 milionë evropianë për të studiuar, trajnuar, për të ligjëruar si dhe punë vullnetare jashtë vendit. Programi për Kosovë është aprovuar që nga 2014, ndërsa këtë vit Erasmus + shënon 30 vjetorin e themelimit fillimisht si iniciativë dhe tani si programi më i suksesshëm i Bashkimit Evropian.

Në kuadër të marrëveshjes për shkëmbim të stafit akademik të aprovuar nga Erasmus +me International School for Social and Business Studies nga Sllovenia, tre profesorë nga ky Institucion do të ligjërojnë në kolegjin Universum. Prof. Valerij Dermol dhe Gregor Jagdic do të ligjërojnë për ” Mundësitë e Ndërmarrësisë në Ballkanin Perëndimor, rasti i Kosovës”.

Ndërsa, Prof.  Usan Lesjak, nga i njejti Institucion do të ligjëroj lidhur me temën ” Trendet Globale në Arsimin e Lartë “. Ligjërata është e hapur për publikun, për informata më të detajuara rreth ligjëratës informohuni në rrjetet sociale të Kolegjit Universuum.

Kolegji Universum është Institucioni më ndërkombëtar në Kosovë, duke qenë lider në ndërkombëtarizimin e arsimit shqip. Deri më tani, Kolegji Universum ka dërguar për shkëmbim mbi 26 studentë dhe 22 staf administrativë dhe akademik për trajnim e ligjërim në Universitetet më të mira në Bashkimin Evropian.

Për të informuar më tepër për programet ndërkombëtare dhe mundësit e bursave ndërkombëtare Erasmus + të kolegjit Universum, ju lutem, shkruani e-mail në erasmus@universum-ks.org apo duke telefonuar në +377 44 144 062

Kthehu
Close