• Language
  • +377(44)-144-062
erasmus kolegji universum

Profesorët e Kolegjit Universum ligjërojnë në Universitet partnere të programit Erasmus+

Postuar më: 11/05/2017

Kolegji Universum është përfitues i programit të Bashkimit Evropian për edukim, Erasmus+, për shkëmbim të studentëve dhe stafit akademik e administrativ me Universitetet partnere të programit.

Kolegji Universum që nga viti 2005 është njohur si një prej institucioneve të arsimit të lartë më të ndërkombërtarizuara në Kosovë. Me qindra studentë kanë qenë pjesë e projekteve të ndryshme, shkollave verore, punëtorive ndërkombëtare si dhe shkëmbimeve semestrale. Vitin e fundit është shënuar një instesifikim i ndjeshëm në këtë drejtim duke nënshkruar mbi 25 marrëveshje me universitete nga gjithë Evropa në kuadër të programit Erasmus+ por pa lënë anash edhe marrëveshje tjera, përfshirë edhe universitetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë konkretizuar me projekte hulumtuese si dhe marrëveshje për publikime.

Pa dyshim projektet më të rëndësishme janë në kuadër të Erasmus+, i cili u mundëson studentëve dhe stafit të Kolegjit Universum të studiojnë dhe ligjërojnë në Universitetet partnere.

Kushtrim Kokollari, ligjërues dhe koodrinator i departamentit të Shkencave Politike, këtë vit është përfitues i burses Erasmus+ për shkëmbim të stafit akademik. Kushtrimi ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Università degli Studi di Perugia si dhe në Università degli Studi di Parma në Itali. Poashtu ka përvojë punë në Universitetin e Perugias si dhe në Komisionin Evropian në Bruksel.

Erasmus Plus financohet nga fondet e Bashkimit Evropian (BE), në të cilën Kolegji Universum është përfitues.

Nga 21 deri më 27 Maj 2017  Kushtirmi do të qëndroj në Middle East Technical University në Ankara, ku do të ligjëroj dhe mbaj trajnime studentëve ndërkombëtarë të departamentit të Shkencave Politike lidhur me funskionimin e Bashkimit Evropian si dhe raportet e Turqisë me BE-në.

Duke qenë fans i mësimit tërë-jetësor (life-long learning) këtë mundësi do ta vlerësoja një ndër më të mirat pasi që do të kem mundësinë të sfidoj veten në aspektin profesional ku do të mundohem të transferoj njohuritë që i kam fituar gjatë viteve nga përvojat studimore dhe profesionale si jashtë vendit ashtu edhe në institucionit në të cilin punoj, është shprehur Kushtrimi.

Përveç kësaj, përmes shkëmbimit të stafit akademik, të dyja institucionet, universiteti mikëpritës dhe Kolegji Universum do të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtarë duke shkëmbyer prakikat më të mira të mësimdhënies dhe mësimnxënies në një mjedis ndërkombëtarë.

Informohu më tepër për bursat dhe projektet ndërkombëtare në info@universum-ks.org apo 00377 (44) 144 062

 

Kthehu
Close