• Language
  • +377(44)-144-062
Universum është ndërkombëtar

Profesorët e Kolegjit Universum ligjerojnë në Universitetin më të madh Publik në Lituani

Postuar më: 07/05/2018

Kolegji Universum është përfitues i programit të Bashkimit Evropian për edukim, Erasmus+, për shkëmbim të studentëve dhe stafit akademik e administrativ me Universitetet partnere të programit.

Në kuadër të Kolegjit Universum, institucionit të arsimit të lartë, më të ndërkombëtarizuarit në Kosovë me qindra studentë kanë qenë pjesë e projekteve të ndryshme, shkollave verore, punëtorive ndërkombëtare si dhe shkëmbimeve semestrale. Deri tani janë nënshkruar 44 marrëveshje me universitete nga gjithë Evropa në kuadër të programit Erasmus+ por, pa lënë anash edhe marrëveshje tjera, përfshirë edhe universitetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë konkretizuar me projekte hulumtuese si dhe marrëveshje për publikime.

Kaltrina Bislimi, ligjëruese dhe koordinatore e departamentit Biznes dhe Menaxhment si dhe Muzafer Shala, ligjërues i departamentit të Shkencave Kompjuterike, këtë vit janë përfitues të bursës Erasmus+ për shkëmbim të stafit akademik. Ata do ligjerojnë dhe do u mbajnë trajnime studentëve ndërkombëtarnë në Universitetin më të madh publik në Lituani në Mykolas Romeris University.

Qëllimi kryesor i kësaj ngjarjeje është zgjerimi dhe forcimi i bashkëpunimit, shkëmbimi i njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira me institucionet tona partnere nga vendet e programit Erasmus +.

Pjesëmarrës do jenë edhe përfaqësues nga shumë Universitete me renome në Evropë dhe më gjerë.

Përveç kësaj, përmes shkëmbimit të stafit akademik, të dyja institucionet, universiteti mikëpritës dhe Kolegji Universum do të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtarë duke shkëmbyer praktikat më të mira të mësimdhënies dhe mësimnxënies në një mjedis ndërkombëtarë, të cilët më pas do i transmetojnë njohuritë në vendet e tyre.

Për të mësuar më shumë rreth bursave dhe projekteve ndërkombëtare, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close