• Language
  • +377(44)-144-062
rebus-2

Profesorët e Kolegjit Universum trajnohen në Universitetin e Duisburg-Essen të Gjermanisë

Postuar më: 02/11/2017

Profesorët Kolegji Universum do të trajnohet për zhvillimin e aftësive ndërmarrëse në Universitetin e Duisburg-Essen të Gjermanisë️. Poashtu, në Mars të vitit 2018 edhe 15 studentë dhe profesorë të tjerë do të dërgohen për trajnim 2 javor po këtë universitet, në kuadër të projektit Rebus Project të Kolegji Universum të financuar nga Komisioni Evropian.

Ensar Bajrami, kordinator i departamentit Gjuhe Angleze dhe ligjërues, Dardan Maraj, kordinator i departamentit Shkenca Kompjuterike dhe ligjërues si dhe Armend Berisha, ligjërues në Kolegji Universum do të trajnohen nga profesoret dhe stafi i Universitetit Duisburg-Essen të Gjermanisë.

Projekti REBUS (Ready for Business) ka si synim zhvillimin, testimin, vlerësimin, integrimin gjithëpërfshirës dhe nevojat që nxisin modulet e hapura mësimore për të promovuar aftësitë ndërmarrëse të studentëve në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri dhe shkenca të tjera Teknike nga Ballkani Perëndimor dhe Rusia si një ndërthurje e edukimit akademik dhe mësimdhënies në praktikë të koncepteve të biznesit.
Impakti direkt i projektit përfshinë module të ndryshme, trajnime mbi ndërmarrësinë e orientuar nga praktika, një vlerësim të sistemit duke përfshirë si njësi të aftësive ndërmarrëse përshkruese dhe lidhjen e tyre me vlerësimin dhe sistemin e krediteve (ECTS) dhe sistemeve të certifikimit (EUROPASS), një zgjerim i kurrikulave ekzistuese të studimeve Bachelor, Master.

Institucionet partnere të BE-së do të mbështesin fuqishëm adresimin e sfidës për të prezantuar Ndërmarrësinë në Institucionet të Lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Rusisë duke krijuar edhe një rrjet bashkëpunimi të vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor dhe Rusisë theksoi Branko Vujicak, Menaxher i Projektit nga Universiteti i Sarajevës (FBiH).

Kolegji Universum është partner përfitues në këtë projekt së bashku me 11 Universitete partnere nga Gjermania, Italia, Austria, Bosnia dhe Hercegovina, Siberia, Rusia, Mal i Zi dhe Shqipëria

Rebus Project është projekti i dytë që Kolegji Universum ka përfituar për zhvillimin e kapaciteteve dhe modernizimin Institucional. Kolegji Universum numëron 32 marrëveshje për shkëmbim të studentëve dhe stafit akademik me bursë të plotë të financuara nga programi Erasmus + i Komisionit Evropian.
Deri më tani, Kolegji Universum ka dërguar 35 studentë dhe 18 profesorë për studime semestrale, ligjërim dhe trajnim ne Universitetet më të mira të Evropës. Studentët përfitojnë shkollim falas, 800euro në muaj kompenzim mujor dhe 275-360 euro kompenzim për shpenzime të transportit #UniversumËshtëNdërkombëtar

Për t’u informuar për projektet ndërkombëtare të Kolegjit Universum, kontaktoni [email protected] apo +37744144 062

Kthehu
Close