• Language
  • +377(44)-144-062

Programet e Shkëmbimit në Universum

Postuar më: 28/06/2013

Ftese per aplikim per programe te shkembimit

Te nderuar kolege,

Ju njoftojmë se kanë filluar aplikimet për programe të shkëmbimit me universitetet me të cilat Universum ka marrëveshje.

Në këtë fazë të parë, ofrohen mundësi studimi për një semestër në këtoinstitucione:

–  Chichester College, Angli (www.chichester.ac.uk) – studime te gjuhes angleze – Kadir Has University, Turqi (www.khas.edu.tr/en) – Biznes, Administrim Publik, Marredhenie Nderkombetare –  Ozyegin University, Turqi (http://ozyegin.edu.tr/Default.aspx?lang=en-US) – Biznes-       GEA College, Slloveni (www.gea-college.si), Slloveni – Biznes, Ndermarresi

Si mund të aplikoj?

Aplikacioni plotësohet online nga ëebfaqet e universiteteve përkatëse dhe duhet të vërtetohet nga Arlinda Berisha. Të interesuarit kontaktojnë Arlinda Berisha në [email protected] ks.org.

Cka është programi i shkëmbimit?

Përmes këtij programi ju mund të studjoni një semestër në një nga këto institucione partnere dhe të transferoni kreditë tuaja në Universum.

Ju merrni të njëjtat lëndë sikur studentët e tjerë në atë institucion ku shkoni dhe jeni student i rregullt. Gjithsesi, programi i shkëmbimit nuk ju mundëson të merrni diplomë nga ai universitet por vetëm nga universiteti dërgues (në këtë rast – Universum).

Cfar shpenzime mbulohen?

Përmes programit të shkëmbimit ju nuk paguani pagesën e studimeve në institucionin ku shkoni por vetëm në Universum. Gjithsesi, shpenzimet tjera sic janë ato për jetesë duhet të mbulohen nga vet studenti pasi Kosova nuk është ende pjesë e LLLP Erasmus të Bashkimit Evropian. Këto shpenzime përfshijnë pagesën e banesës, jetesës, udhëtimit dhe vizës.

Varësisht nga shteti ku shkoni, kjo mund të jetë nga 1500 deri në 3500 euro për një semestër.

Ju inkurajojmë ti shfrytëzoni gjitha këto mundësi për ndërkombëtarizimtë cilat Universum i ofron.

Kthehu
Close