• Language
  • +377(44)-144-062
internship

PROGRAMI I PRAKTIKËS NË PUNË – INTERNSHIP

Postuar më: 18/09/2017

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, të financuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), MPMS e Kosovës, dhe UNDP, shpall programin Praktikë në Punë (internship) për mbështetje për personat e sapo diplomuar të papunësuar, në bashkëpunim me ndërmarrjet nga sektori privat.

RRETH PROGRAMIT
Programi Praktikë në Punë (internship) ka për qëllim t’u jap mundësinë punëkërkuesve të papunësuar që
kanë diplomuar brenda periudhës 24 muaj nga institucionet e arsimit të lartë, që të ndjekin një praktikë
3 mujore në ndërmarrjet e sektorit privat, me qëllim të përkrahjes së aftësimi të praktikes në punë apo
edhe punësimit të qëndrueshëm në Kosovë. Programi fokusohet në identifikimin e ndërmarrjeve që kanë
potencial të ofrojnë mundësi afatgjate të punësimit. Në mënyrë që të përfitojnë nga programi, kandidatët
e papunësuar dhe punëdhënësit duhet të regjistrohen në Zyrën më të afërt të Punësimit. Përveç
përkrahjes së punëkërkuesve të papunë në gjetjen e mundësive për praktikë, Programi Praktikë në Punë
lehtëson të gjithë procesin e identifikimit dhe përputhjes së punëkërkuesve me kërkesat e kompanive.
Duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat përballen kompanitë private në gjetjen dhe angazhimin e
stafit të aftësuar që kërkohet për zgjerimin e veprimtarive të tyre afariste, Programi në Punë do të
angazhoj ekspertizën e Zyrave të Punësimit për të përputhur secilën pozitë të Praktikë në Punë me
punëkërkuesit e përshtatshëm, në harmoni me nevojat dhe kriteret e caktuara nga kompanitë.

 

PROGRAMIT PËR PRAKTIKË NË PUNË REALIZOHET SIPAS HAPAVE NE VIJIM:
Kushtet e Përgjithshme: Punëkërkuesit dhe Punëdhënësit potencial të këtij programi duhet të vizitojnë
Zyrën më të afërt të Punësimit, apo të regjistrohen nëse nuk e kanë bërë tashmë këtë.
Hapi i Parë: Punëkërkuesit dhe Punëdhënësit informohen rreth programit të Praktikës në Punë dhe mbi
kërkesat e përgjithshme të skemës. Punëkërkuesi këshillohet nga këshilltari i punësimit për tregun e punës
sipas profilit te punëkërkuesit, si dhe referohet në masën aktive dhe mundësitë për Praktikë në Punë.
Hapi i Dytë: Këshilltari zyrës së punës identifikon një kompani e cila ofron kushte të përshtatshme për
kryerjen e praktikës në profesionin përkatës, sipas profilizimit të punëkërkuesit gjatë procesit të
këshillimit.
Hapi i Tretë: ndërmarrjet që shprehin interesim për të pranuar praktikant do t’i dërgohen CV të e
kandidateve sipas profilit të kërkuar nga ndërmarrja. Pas konfirmimit nga ndërmarrja për pranim të
ndonjërit prej kandidateve për praktike, këshilltarët në zyrën përkatëse të punësimit do të
konsultojnë/ndërmjetësojnë procesin. Pas procesit, përzgjedhjes së kandidatit, nënshkruhet Marrëveshja
për Praktikë në Punë ndërmjet praktikanti dhe ndërmarrjes.

KUSH MUND TË APLIKOJË? (NDERMARRJET)

Të drejtë aplikimi kanë:
• Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme nga sektori privat;
• Ndërmarrjet e regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK);
• Ndërmarrjet të cilat janë aktive në Administratën Tatimore të Kosovës.
Bizneset që mund të dëshmojnë se janë të interesuara në ofrimin e punësimit afatgjatë të kandidatëve,
do të kenë prioritet.
Aplikimi
Të gjitha ndërmarrjet e interesuar për aplikim duhet të dorëzojnë fizikisht në zyrat e punës ose në formë
elektronike dokumentet si në vijim:
• Certifikatën e regjistrimit të biznesit (ARBK kopje) dhe dëshminë nga ATK;
• Formularin për aplikim (të plotësuar).

APLIKUESIT ( TË DIPLOMUARIT )
Të drejtë aplikimi për punë praktike (internship) kanë personat që i përmbushin të tre kushtet si në
vijim:
• Të sapo diplomuarit nga universitetet brenda periudhës 24 mujore;
• Punëkërkuesit që nuk kanë përvojë të mëparshme pune;
• Punëkërkuesit nën moshë 30 vjeçare.

Renditja dhe përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet përmes notës mesatare, duke filluar me ata me
notë mesatare më të lartë.
Prioritet do të kenë:
• gratë;
• personat me aftësi të kufizuara;
• minoritetet etnike.
Personat që kanë përfituar më parë nga skema Praktikë në punë, nuk kanë të drejtë aplikimi.
Aplikimi
Dokumentet e nevojshme për aplikim për programin Praktikë në Punë janë:
• diploma e shkollimit universitar,
• CV nga SIMP, e cila do të përgatitet së bashku me këshilltarin për punësim;
• Forma e aplikimit e plotësuar.
Të gjithë personat e interesuar duhet të regjistrohen në Zyrat e Punësimit në komunat e tyre përkatëse.
Rastet e konfliktit të interesit me palët e përfshira dhe vendimmarrësit e Praktikë në Punë nuk kualifikohen
që të përfitojnë nga programi.

 

MBËSHTETJA FINANCIARE
Kostoja e praktikës për praktikantë do të mbulohet nga Programi. Pagesat i bëhen drejtpërdrejtë
praktikantit me transferim bankar. Pagesat bëhen në baza mujore në vlerë prej 100 euro (NETO) në muaj.
Kandidatët të cilët përfundojnë praktiken tre mujore do të pajisen me certifikatë për përfundimin e
praktikës.
AFATI PËR APLIKIM
Afati i fundit i aplikimit: 2 Tetor, 2017, ora 16:00, në zyrën më të afërt të punësimit.
Format e aplikimit mund ti gjeni ne Zyrën e Punësimit, ose ne website: http://aprk.rks-gov.net/

 

Adresat e zyrave te punësimit

Zyrae Punësimit Adresa E-mail Tel
Prishtinë Rr.“Tirana” [email protected] 038- 613- 025
Gjilan Rr. “IdrizSeferi” [email protected] 0280- 320 – 057
Prizren Rr. “Zahir Pajaziti”.Nr.1 [email protected] 029- 222- 223
Pejë Rr.“Mbreteresha Teutep.n [email protected] 039- 432-820
Ferizaj Rr. “Rexhep Bislimip.n [email protected] 0290- 320 – 004
Gjakovë Rr“MbretereshaTeutano 72 [email protected] 0390- 325 – 161
Mitrovicë Rr“Xhafer Devano 60 [email protected] 028- 530- 785

 

Kthehu
Close