• Language
  • +377(44)-144-062
Akademia e karrierës

Pse Orientimi në Karrierë është i rëndësishëm?

Postuar më: 23/02/2018

Orientimi në Karrierë është një proces në të cilin çdo individ, që kërkon të kualifikohet ose rikualifikohet e ka të domosdoshme për të gjetur zgjidhjen optimale të drejtimit që do marrë gjatë jetës së tij, kjo është edhe arsyeja pse ata kanë nevojë për sa më shumë informacione në lidhje me kompetencat e përgjithshme dhe ato profesionale, mundësitë që i ofrohen për t’u shkolluar e perspektivat që ka për t’u punësuar.

Këshillimi për karrierë mund të bëhet duke u mundësuar nxënësve mbajtjen e një ore mësimi edhe në universitete. Në këtë mënyrë ata mund të shohin me nga afër se si është jeta universitare dhe si zhvillohet mësimi në degët ku ata dëshirojnë të vijojnë studimet.

Kjo mundësi po ofrohet nga Kolegji UniversumAkademinë e Karrierës, e cila ka për qëllim mbështetjen e maturantëve nga shkollat e mesme të Kosovës dhe dhënien e njohurive në fushën e Orientimit Profesional në Karrierë, Lidershipit, Ndërmarrësisë, Inovacionit, Marketingut dhe Shitjes, Shkencave Sompjuterike dhe Programimit, Shkencave Politike, Administrimit Publik, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Studimeve Evropiane.

Ky trajnim ofrohet FALAS për të gjithë maturantët andaj, të gjithë të interesuarit ftohen të marrin.

APLIKIMI bëhet online duke plotësuar formën në vazhdim: https://goo.gl/7sH3iG

Orari i Akademia e Karrierës:

Kampusi Prishtinë: 10-11 Prill 2018 dhe 12-13 Prill 2018 – (Lagjja Ulpiana, Rr. Imzot Nikprelaj)
Kampusi i Ferizaj :16-17 Prill (Rr. Gjilanit, Fan Noli no. 6)
Kampusi Gjakovë: 18-19 Prill 2018 (Rr. UÇK, p.n.)

Për të mësuar më shumë rreth ngjarjeve të tilla, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close