• Language
  • +377(44)-144-062
Eseu me i mire REACT

Fito mundësinë për punë praktike në Bosnje duke garuar për eseun më të mirë

Postuar më: 19/06/2018

The Balkan Forum, si pjesë e njërit prej programeve ka hapur një konkurs për esun më të mirë në gjuhën angleze. Fituesve të këtij konkursi do t’ju jepet mundësia për të bërë punë praktike në Bosnie dhe Serbi si dhe do të marrin pjesë në një kamp veror i cili organizohet në Mal të Zi. Për më shumë informata lidhur me konkursin dhe kriteret mund t’i referoheni dokumentit të bashkangjitur.

Kushtet: Thirrja është e hapur për të rinj të moshës 19 deri 30 vjeç, për tema të: sundimit të ligjit, mbrojtjes, sigurinë, demokracinë dhe pajtimin rajonal.

Esetë duhet të dorëzohen në e-mail adresën e Forumit Ballkanik: info@thebalkanforum.org jo më vonë se më 31 korrik 2018.

Dy autorët më të mirë do të përzgjidhen dhe do të njoftohen deri më 8 gusht 2018, dhe do të pajisen me një mundësi për të marrë pjesë në një program të shkurtër (7 ditë) Internship REACT me partnerët e projektit në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi, të planifikuar për 15-22 gusht 2018. Ndërsa, pesë autorët më të mirë (duke përfshirë dy nga lart) do të pajiset me një mundësi për të marrë pjesë në Shkollën Verore REACT që është planifikuar për 3-8 shtator 2019 në Guci të Malit të Zi (më shumë rreth shkollës verore ju lutem konsultohuni në linkun: www.reactmontenegro.me).

Nëse keni nevojë për ndonjë informacion shtesë ose ndihmë, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në e-mailin: info@thebalkanforum.org
#UniversumështëPërkrahës

Kthehu
Close