• Language
  • +377(44)-144-062
Punë Praktike ne Meridian Express

Punë Praktike në Meridian Express për Studentët e Universum

Postuar më: 09/03/2016

Punë Praktike përmes Bashkëpunimit me Meridian Express

Punë praktike për studentët e Universum në Meridian Express. Përfaqësuesit e Kolegjit Universum dhe ata të Meridian Express nënshkruan sot Memorandum Bashkëpunimi. Ky memorandum u nënshkrua nga përfaqësuesja e Kolegjit Universum, Arlinda Berisha dhe përfaqësuesi Meridian Express Abdylkerim Ratkoceri. Meridian Express është lider në tregun e rrjeteve të dyçaneve me pakicë në vendin tonë.

Përmes këtij memorandumi shprehet mirëkuptimi, njohja e ndërsjellët, si dhe vullneti e gatishmëria për bashkëpunim. Marrveshja synon ngritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të njohurive profesionale dhe akademike dhe ndërlidhjen e mësimit akademik me punë praktike dhe anasjelltas. Përmes këtij memorandumi të mirëkuptimit, Meridian, njëra nga kompanitë më të sukseshme në Kosovë. do ti mundësojë studentëve të Kolegjit Universum përfundimin e internshipit/punës praktike. Kështu studentët do të kompletojnë diturinë e përfituar me praktikë dhe do të kenë rastin të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale.

Meridian Express është ndërtuar mbi inovacion dhe ofrimin e mundësive për zhvillim. Kjo është e cekur edhe në Misionin e kompanisë: Mundësia për zhvillim: Ofrimi i një tregu të mirëfilltë për punë, trajnimeve të brendshme dhe të jashtme të cilat japin mundësi për avansim profesional. Universum vlerëson lartë kompanitë me qasje të përgjegjshme ndaj shoqërise dhe është e hapur për bashkëpunime në të mirë të zhvillimit të gjithëmbarshëm.

Organizimi dhe rekomandimi për punë praktike i studentëve nga Universum do të bëhet në bazë të kurrikulës së programit dhe performancës. Puna praktike është pjesë e rendësishme e përgatitjes së studentëve në Universum, pasi është përgatitja dhe njoftimi më i mirë me tregun e punës.

Për të mësuar më shumë rreth këtyre mundësive, ju lutem na kontaktoni në: [email protected] apo na telefononi në +377 44 144 062.

Universum eshte renditur ne Top 1000 Shkollat me te mira te biznesit ne Bote nga Eduniversal, si i vetmi institucion nga Kosova | Universum is ranked in the Eduniversal Top 1000 Business Schools in the World as the only Business School from Kosovo.

Kthehu
Close