• Language
  • +377(44)-144-062
Pune praktike

Rëndësia e lidhjes së studimeve me tregun e punës

Postuar më: 06/02/2018

Kolegji Universum, për disa vite është duke e praktikuar programin e punës praktike për student, program ky i cili u zhvillua për t’i inkurajuar studentët e për t’ju mundësuar angazhimin në një përvojë profesionale të të mësuarit përtej teorisë.

Së fundmi, Kolegji Universum, i përfaqësuar nga koordinatori i departamentit të Gjuhës Angleze ka arritur të nënshkruajë memorandum bashkëpunimi për punë praktike me pesë institucione disa nga të cilat janë shkolla private, e disa të tjera merren me ofrimin e kurseve në Gjuhën Angleze.

Institucionet bashkëpunuese në këtë memorandum janë: New Age SchoolThe Cambridge School, American School of Kosova, Mehmet Akif College si dhe Translation Center.

Qëllimi kryesor edhe i këtyre bashkëpunimeve, ështe që studentëve të Kolegjit Universum t’ju mundësohet të realizojnë punën praktike dhe të marrin eksperiencë pune pikërisht, në institucione ku përshtatet edhe drejtimi i studimeve të tyre.

Gjatë këtyre punëve praktike, studentët e departamentit të Gjuhës Angleze me specializim në gjuhën gjermane, në përkthim dhe gazetari, do kenë mundësi të angazhohen si asistent mësues si dhe përkthyes.

Jo shumë javë më parë, marrëveshje për punë praktike u arrit edhe me Gazetën Zëri, ku padyshim se përfituesit e kësaj mundësie, do jenë studentët e këtij programi në Kolegjin Universum.

Këto marrëveshje për punë praktike, asesi nuk do jenë të fundit, Kolegji Universum gjithnjë do jetë të kërkim të asaj se çka është më e mira në ofrimin e mundësive sa më të mëdha për studentët e tij, e kjo për të ndikuar në avancimin e tyre jo vetëm përmes njohurive të marrura gjatë studimeve por duke pasur mundësi që ato njohuri t’i ushtrojnë edhe përmes punëve praktike.

Për më shumë informta, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në: [email protected] apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close