• Language
  • +377(44)-144-062
Si u bëra studente e Kolegjit Universum?

Rona Preteni: Si u bëra studente e Kolegjit Universum?

Postuar më: 07/08/2018
Rona Preteni, sapo është bërë studente e  Kolegjit Universum, në departamentin  Shkenca Kompjuterike  për studime Bachelor. Ajo pasi ka ndjekur shkollimin e mesëm edhe në Amerikë, vendosi që studimet universitare t’i vazhdojë në institucionin më inovativ të arsimit të lartë në Kosovë. Se si vendosi të vazhdonte studimet për Shkenca Kompjuterike, ajo tregon në vazhdim:
 
“E lindur dhe e rritur në Vushtrri, qysh herët kam filluar të jem pjesë e kampeve dhe aktiviteteve të ndryshme. Në vitin 2014 u pranova si kandidate në koferencën ‘Women2Women’ e organizuar në Boston Massachusetts, konferencë kjo e orientuar në fuqinë e femrës rreth botës. Aty u takova me një shqiptare e cila ishte bursiste e programit Youth Exchange and Study e njohur si YES, edhe pasi u ktheva në Kosovë, derisa vijoja mësimet në Gjimnazin natyror ‘Eqrem Çabej’ në Vushtrri, aplikova në të njejtin program. ku edhe u zgjodha si njëra nga 7 bursistet e vitit 2015-16. YES është bursë 1 vjeçare për shkëmbim studentash, kështu, atje u vendosa me një familje në St. Paul, Minnesota, KU pata rastin të ndjek klasën e 11 për infermieri në Harding High School, mirëpo me t’u kthyer prapë në Kosovë, vendosa të përfundojë shkollën e mesme në ASK. Tri vitet e shkollës së mesme kanë qenë krejtësisht ndryshe prej njëra-tjetrës dhe definitivisht janë eksperienca të paharrueshme.
 
Pasi iu nënshtrova edhe testit të maturës shtetërore, ku arrita të bëjë 157 pikë, vendosa të vazhdoj studimet edhe pse nuk isha e sigurtë per drejtimin. Në Universum erdha krejt rastësisht, me interes të studioj gjuhën gjermane, atëherë u takova me disa pjestarë të stafit, por përshtypjen më të mirë e mora nga prof.Gentiana. Mikëpritja dhe motivimi ishte i jashtzakonshëm, në një mënyrë që të bën të kuptosh se vërtetë je e mirëpritur. Duke e parë që njohuritë për gjuhën gjermane i kam, më sugjeruan që të studioj Shkenca Kompjuterike, sugjerim të cilin e pranova pa hezitim. Mezi pres të filloj ligjeratat në ambientin e Universumit, i cili ofron mundësi të mira për të mesuar shumë dhe për të zhvilluar shkathtësi, shpresoj që së bashku me ta, të mund të ndaj njohuritë e fituara deri tani.”
Për më shumë detaje rreth aktiviteteve në Kolegjin Universum, ju lutem ndiqni faqet
në facebook & instagram, kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.
Kthehu
Close