• Language
  • +377(44)-144-062
Kerkese

SHPALLJE: Kërkesë për Furnizim

Postuar më: 15/02/2016

SHPALLJE

Ju lutem lexoni me kujdes të gjitha detajet e mëposhtme rreth kësaj shpallje.

Kërkesë për Furnizim me paisje të Teknologjisë Informative.

Projektin TEMPUS-Consus543742-TEMPUS-1-2013-1-AT-TEMPUS-JPHES sipas marrëveshjes 2013-4562/001-001.

Kolegji Universum dhe Kolegji Riinvest ftojnë kompanitë që të ofrojnë paisje për zyrë për nevojat e Kolegjeve.

Paisjet do te blehen me fondet nga projekti CONSUS. Operatorët ekonomik duhet të plotësojnë  kushtet e kërkuara nga donatori. Kriteret janë si vijon:

  • Çertifikata e prodhuesit për paisje nga ndonjëri vend me origjinë të Bashkimit Evropian + shtetet Norvegjia, Lihtenshtajni dhe Islanda (paisjet duhet te janë nga vendet e lartëcekura).
  • Autorizimi i prodhuesit.
  • Garancioni minimum 12 muaj për paisje.
  • Vlera më e mirë për kosto (Best value for money)

Oferta duhet të përmbajë dokumentet e cekura tutje.

Çertifikatën e regjistrimit të biznesit; Çertifikatën fiskale; Çertifikatën e Origjinës së Paisjes; Katallogun e Prezantimit të Produkteve dhe Afatin e Liferimit.

Ofertat do të përzgjidhen nga komisioni prej dy kolegjeve dhe bazohet në kriteret e mësipërme.

Dorëzimi i ofertës duhet të bëhet deri me datën 26 Shkurt 2016 para orës 17:00, në këtë adresë:

KOLEGJI UNIVERSUM

Rr. Imzot Nikprela p.n,
10000 Prishtina, Republika e Kosovës

ose me email: [email protected]

Kërkesa për qartësim apo informata shtesë mund të dërgohen në [email protected], apo në numrin e telefonit 044/144 062.

Universum is ranked in the Eduniversal Top 1000 Business Schools in the World as the only Business School from Kosovo. | Universum eshte renditur ne Top 1000 Shkollat me te mira te biznesit ne Bote nga Eduniversal, si i vetmi institucion nga Kosova.

Kthehu
Close