• Language
  • +377(44)-144-062

Shpallje për praktikë në Raiffeisen Bank

Postuar më: 28/06/2013

Raiffeisen Bank me kënaqësi fton të gjithë studentët e interesuar që të bëhen pjesë e programit të praktikës i cili do t`ju mundësoj studentëve që ti përvetsojnë dhe të marrin njohuri praktike në sektorin bankar.Përmes programit studentët do të kenë mundësinë që t`i ekspozohen aktiviteteve ditore të punës në bankë dhe do të përfitojnë njohuri të reja. Përveç tjerash, praktika në Raiffeisen ka për qëllim që t`i pajis studentët me shkathtësitë elementare të punës në një institucion dinamik siç është Raiffeisen Bank.

Informatat vijuese do t`ju ndihmojnë që të kuptoni procesin e konkurimit, kriteret si dhe mënyrën e përzgjedhjes.

Programi i praktikës zgjatë rreth 2 muaj e gjysmë (15 Qershor – 31  Gusht 2012)

Kriteret për aplikim :

   * Studentë të Fakultetit Ekonomik të UP dhe Universiteteve Private që kanë marrëveshje me Raiffeisen Bank (ju lutem verifikoni marrëveshjen me Universitetet tuaja);
* Nota mesatare mbi 7.5 (duke përfshirë 7.5);
* Studentët e vitit të fundit të studimeve Bachelor;
* Aftësi shumë të mira të gjuhës angleze dhe punës me kompjuter;
* Gadishmëri për të punuar me orar të plotë të punës (40 orë në javë).

Procesi i përzgjedhjes :

* Të gjithë studentët që përmbushin kriteret e lartpërmendura do të ftohen për fazën e testimit;
* Vetëm studentët që kalojnë testin me sukses do të ftohen për fazën e intervistimit.

Përfitimet shtesë :

* Mundësi zhvillimi të njohurive duke kombinuar teorinë me praktikën;
* Përgaditje për treg të punës duke përfituar nga përvoja unike e praktikës në Raiffeisen Bank dhe
* Mundësi punësimi në Raiffeisen Bank.

KUR DHE SI TË APLIKONI?

* Afati për aplikim : 30 prill deri më 13 maj 2012;
* Aplikimi vetëm përmes sistemit on-line, përmes webfaqës www.raiffeisen-kosovo.com, duke klikouar në fushën Karriera zgjidhni Praktikantët, dhe pastaj klikoni linkun: Aplikacion për praktikë.
* Të gjitha të dhënat e paraqitura në aplikacion do të verifikohen. Aplikacionet të cilat rezultojnë me të dhëna joreale do të refuzohen.

Kthehu
Close