• Language
  • +377(44)-144-062
img_0096

Si po punojnë për tregun global studentët e Kosovës që nga viti i parë i studimeve?  

Postuar më: 02/11/2018
Kolegji Universum dhe Vision Agency për herë të parë në Kosovë kanë sjell projektin real të ndërlidhjes së Akademisë dhe Industrisë. Duke iu mundësuar studentëve financim të plotë të studimeve, punë praktike gjatë studimeve dhe punësim të garantuar pas diplomimit.
 
Një numër i madh i maturantëve iu nënshtruan garës për përfitim të bursave të plota dhe mundësisë për punësim të garantuar pas diplomimit. Një garë me rezultat mjaftë të ngushtë nxori fitues 20 maturantë të cilët sot po vijojnë studimet në Kolegjin Universum me bursë të plotë dhe përveç pjesës akademike ata po punojë part-time në kompaninë Vision Agency në mënyrë që pas diplomimit të jenë të gatshëm dhe të vazhdojnë kontratën si të punësuar në këtë kompani.
 
Pra studentët e përzgjedhur kanë siguruar punën nga mosha 18 vjeçare. Po punojnë për tregun global që nga viti i parë i studimeve në pozita si Programer, IT, Data Security, Digital Marketing, Project Management, Content Writing etj. Përzgjedhja e studentëve është bërë përmes testit dhe intervistës të organizuara nga Kolegji Universum dhe Kompania Vision Agency.

Për më shumë informata rreth mundesive për punë praktike dhe punësim gjatë studimeve ndiqni faqet e Kolegji Universum në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close