• Language
  • +377(44)-144-062
Si te punesoheni sa jeni ne Shkollen e Mesme?

Si të punësoheni sa jeni në Shkollën e Mesme?

Postuar më: 04/07/2018

Kolegji Universum menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me USAID – US Agency for International Development në kuadër të projektit “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt”, dy nxënëse nga Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë, Donika Gjini dhe Vlera Muhaxhiri filluan punën praktike në #KolegjinUniversum.

Ky bashkëpunim ka për qëllim që përmes punës praktike, adoleshentët do zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale duke praktikuar teoritë e mësuara gjatë shkollimit të tyre.

Donika dhe Vlera janë nxënëset e para, të cilat janë duke kryer një hulumtim me të rinjtë e Gjakovës në kuadër të punës praktike në “Kolegjin Universum”. Njëkohësisht, kanë realizuar edhe një reklamë të shkurtër për disa nga programet e studimit në Kolegjin Universum.

Se si kanë kaluar gjatë kësaj kohe dhe me çka janë përballur, na tregojnë në vazhdim:

“Gjatë praktikës sonë në Kolegjin Universum u përballëm me detyra dhe sfida të ndryshme me anë të të cilave mësuam se si të zhvillojmë aftësi të reja duke përfituar eksperienca nga më të ndryshmet që do të na nevojiten në të ardhmen. Duke kaluar hap pas hapi ne arritëm të kuptojmë se sa mund të kesh ndikim në shërbim të komunitetit dhe në të ardhmen e të rinjëve me anë të aktiviteteve që zhvillohen në këtë institucion.”

Për të mësuar më shumë rreth ngjarjeve dhe aktiviteteve në Universum, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close