• Language
  • +377(44)-144-062
Si te studioni ne Angli me burse te plote?

Si të studioni në Angli me bursë të plotë?

Postuar më: 03/08/2018

Kolegji Universum është bërë lider i mundësive reale ndërkombëtare në kuadër të programit Erasmus+ Credit Mobility për studentë dhe staff për shkembim/mobilitet semestral, këtë po e dëshmon fakti se tani këtij institucioni të arsimit të lartë në Kosovë i është aprovuar edhe projekti tjetër për BURSA për shkëmbim semestral të studenteve dhe ligjërim/trajnime për staff (të gjitha nivelet, vitet dhe drejtimet) për herë të parë edhe në Angli.

Studentët e Universumit do kenë rastin të studiojnë për një semestër në institucionin publik më inovativ në Angli, në Bradford University.

Për më tepër, këtë vit është rritur edhe vlera e bursës për student. Secili studentë përfiton shkollim falas, 950 euro kompenzim mujor dhe 360 euro kompenzim për shpenzime të transportit. Vlera totale e bursës për secilin student është 6,060 euro/semester, e financuar direkt nga Komisioni Evropian.

Shumë shpejt do shpallet edhe thirrja rreth mundësisë për aplikim të studentëve të Kolegjit Universum.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë Ndërkombëtare për studentët!

Për informata shtesë kontakto Zyrën e Projekteve Ndërkombëtare të Kolegjit Universum: erasmus@universum-ks.org ose +383 44 144 062.

Kthehu
Close