• Language
  • +377(44)-144-062
Student i gjuhës angleze

Si u bëra student i Kolegjit Universum?

Postuar më: 06/06/2018

Elmaz Mejzini, tashmë është student i Kolegjit Universum, në departamentin Gjuhë Angleze si dhe përfitues i bursës së plotë për studime Bachelor. Se si u bë përfitues i bursës së plotë dhe si vendosi të vazhdonte studimet për Gjuhë Angleze, ai tregon në vazhdim:

“Historia e pranimit tim në Kolegjin Universum është ndoshta pak dhe e pabesueshme por interesante. Një histori e përcjellur me fat dhe me shumë pak shpresë për pranim. Rastësisht në një ditë të verës së kaluar pash një postim në facebook ku ishte hapur një konkurs për bursë të plotë në Universum. E për të fituar bursën ishte e nevojshme të shkruaje një ese në gjuhën angleze.

Por në ditën që unë e kuptova këtë konkurs kishin mbetur dhe vetëm dy ditë, e po atë mbrëmje fillova të shkruaj esen në limitet e kohës dhe duke dorëzuar esenë në minutat e fundit. Definitivisht ishte një ese e bukur por nuk kisha aspak shpresa për vendin e parë madje, për atë se kisha aplikuar nuk dinte thuajse askush. Arsyeja se pse nuk shpresoja në fitimin e bursës ishte se ne jetojmë në Kosovë dhe besoja se fituesi ishte i ditur para se të hapej aplikimi. Por UNIVERSUM më dëshmoi se janë ndryshe dhe se këtu fiton cilësia. Fitova vendin e parë, dhe fillova studimet në Universum. Edhe pse nga një qytet tjetër isha i mirëpritur si nga profesorët dhe kolegët tjerë. Kampusi ishte në një gjendje shumë të mirë që ndoshta nuk e kam pritur, dhe cilësia gjithashtu është për t’u admiruar.

Ndërsa arsyeja pse zgjodha gjuhën angleze është se mendova se në qytetin tim në të cilin unë jetoj ka nevojë për njerëz profesional të kësaj fushe. Me kryerjen e studimeve shpresoj se do të jem një prej arsyeve për ngritjen e cilësisë së folësve të gjuhës angleze.

Për më shumë detaje rreth aktiviteteve në Kolegjin Universum, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close