• Language
  • +377(44)-144-062
Universiteti me i mire ne Kosove

Kolegji Universum me ngritjen më të madhe të cilësisë në rajon sipas Webometrics

Postuar më: 26/01/2018

Rangimi i Webometrics, i edicionit të janarit 2018, Kolegjin Universum, e rendit të tretin, si Institucionin më të mirë të Arsimit të Lartë në Kosovë.

Cybermetrics Lab, pjesë e Spanish National Research Council me seli në Madrid, azhurnoi listën e rangimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në ueb faqen e tyre. Duke i krahasuar shënimet aktuale me ato në edicionet e kaluara, lehtë mund të nxirret edhe progresi i bërë nga Institucionet e Arsimit të Lartë gjatë kësaj kohe, korrik 2017 – janar 2018!

Për një rangim më të mirë, Institucionet e Arsimit të Lartë do të duhej që angazhimin e tyre të ia përshtatin edhe algoritmit të rangimit mirëpo, prapë çdo vit ky algoritëm është duke u avancuar sepse vazhdimisht po krahasohet me metodat tjera të njohura të rangimit si Academic Ranking, QS, Times Higher Education etj.

Vlenë të ceket edhe fakti se në rangimin e kaluar të Webometrics, Kolegji Universum ka patur përmirësimin më të madh në Kosovë, për gati 3,500 vende.

Përveç Webometrics, Universum është i vetmi nga Kosova i rankuar në 1000 institucionet më të mira në botë nga Agjencia prestigjioze franceze Eduniversal, si i vetmi nga Kosova.

Kjo e bën Universum-in institucionin numër 1 në Kosovë.

Gjithashtu programi Master në Menaxhment nga Kolegji Universum është renditur i 16-ti në Evropën Lindorë nga po kjo agjenci.

Për më shumë informata, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close