• Language
  • +377(44)-144-062
studentet e dalluar

Studentët e Dalluar Të Muajit Maj

Postuar më: 22/05/2017

Kolegji Universum në vazhdimësi është në promovim të ekselencës akademike dhe etike.  Pjesë e këtyre përpjekjeve është edhe vlerësimi dhe mirënjohja e punës dhe angazhimeve të studentëve. Me rekomandim të profesorëve bëhet përzgjedhja e studentëve më të dalluar të muajit nga tre kampuset e Kolegjit Universum, në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë.

Studentët  më të mirët e muajit Maj janë:

Viciana Mulaku dhe Muhamed Brajshori – Kampusi Prishtinë
Elitë Bardhi – Kampusi Ferizaj
Bernedeta Lleshaj– Kampusi Gjakovë

Studentet më të mirë të këtij muaji kanë treguar rezultate të larta akademike dhe etikë të lartë gjatë gjithë studimeve dhe punës së të tyre. Të përzgjedhurit e këtij muaji prezantojnë tri drejtime të ndryshme në Kolegjin Universum:  Biznes dhe Menaxhment, Gjuhë Angleze dhe Shkenca Kompjuterike. Duke përgëzuar studentët e zgjedhur në arritjet e tyre të shkëlqyera, Kolegji Universum inkurajonë  të gjithë studentët e tjerë të vazhdojnë me përkushtim studimet e tyre në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

Përveq aktiviteteve akademike në ofrimin e një edukimi të cilësisë së lartë në nivelet Bachelor dhe Master, Universum është në vazhdimësi në përpjekje për të përkrahur zhvillimin e ndërmarrësisë, inovacionit dhe mendimit kritik. Përmes aktiviteteve jo-kurikulare Universum punon që t’u ofroj studentëve  mundësi të vazhdueshme të zhvillimit të shkathësive sociale.

Për të mësuar më shumë rreth ngjarjeve në Kolegjin Universum, ju lutem,  kontaktoni në: [email protected] apo duke telefonuar në +377 44 144 062. Na ndiqni edhe në faqën tonë në facebook.

Universum është rënditur në Top 1000 Shkollat më të mira të biznesit në Botë nga Eduniversal, si i vetmi institucion nga Kosova.

Kthehu
Close