• Language
  • +377(44)-144-062
Universiteti me i mire ne Kosove

Studentët e dalluar të semestrit akademik dimëror

Postuar më: 22/01/2018

Nganjëherë, studentët ballafaqimin me angazhimet studentore, e cilësojnë të vështirë andaj, ndjesia për të qenë të motivuar është më se e nevojshme në këtë proces të rëndësishëm jetësor. Format motivuese në këtë rast mund të jenë të ndryshme dhe ato në vazhdimësi po aplikohen nga Kolegji Universum.

Këtë po e bënë duke promovuar ekselencën akademike me vlerësimin dhe mirënjohjen e punës dhe angazhimeve të studentëve. Me rekomandim të profesorëve, bëhet përzgjedhja e studentëve më të dalluar të semestrit nga tre kampuset e Kolegjit Universum, në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë.

Studentët e Dalluar të Semestrit Akademik Dimëror janë:

Fatlinda Sheremetaj – Kampusi Prishtinë
Arbër Mjaku – Kampusi Ferizaj
Gabriela Ukaj – Kampusi Gjakovë

Studentët më të mirë të këtij semestri kanë treguar rezultate të larta akademike dhe etikë të lartë gjatë gjithë studimeve dhe punës së të tyre. Të përzgjedhurit e këtij muaji prezantojnë dy drejtime të ndryshme në Kolegjin Universum:  Biznes dhe Menaxhment dhe Shkenca Kompjuterike. Duke përgëzuar studentët e zgjedhur në arritjet e tyre të shkëlqyera, Kolegji Universum inkurajon të gjithë studentët e tjerë të vazhdojnë me përkushtim studimet e tyre në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

Për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve në Kolegjin Universum, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Universum është edhe vend motivues!

Kthehu
Close