• Language
  • +377(44)-144-062
bursa nderkombetare

Studentët e Universum prezantojnë projekte në Gjermani

Postuar më: 04/09/2018

Kolegji Universum vazhdon dërgimin e studentëve në universitetet më të mira Evropiane, për të marrë përvojat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Trajnimi i radhës i financuar nga Bashkimi Evropian, është trajnimi “Integrating and validating practical entrepreneurship skills in engineering and ICT studies” në Universität Duisburg-Essen në Gjermani, të cilin 15 studentë të Kolegjit Universum po e ndjekin. Të gjithë studentët kanë përfituar bursa të plota në kuadër të Rebus Project.

Gjatë këtij trajnimi ata përveç që do përmirësojnë shkathtësitë e tyre në ndërmarrësi poashtu do prezentojnë idetë e tyre biznesore në projektet e realizuara gjatë trajnimit, ku në fund edhe do certifikohen për punën e bërë direkt nga Bashkimi Evropian.

Kolegji Universum po vendos Kosovën në hartën e botës! Për të parë se si po kalojnë ata gjatë këtij trajnimi ndiqni videon mëposhtë.

Deri më tani, #KolegjiUniversum ka dërguar 67 studentë për studime semestrale në Evropë me bursë të plotë 6,066€ per secilin studentë.

Nëse dëshironi edhe ju të studioni jashtë vendit dhe të bëheni pjesë e një eksperience ndërkombëtare, APLIKONI TANI në këtë link: goo.gl/Ztb6uJ

Studimet jashtë vendit nuk janë më ëndërr!! #UniversumËshtëNdërkombëtar

Për më shumë informata rreth Kolegjit Universum dhe mundësive për studime, ju lutem ndiqni faqet në facebook & instagram, kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close