• Language
  • +377(44)-144-062
red my lips kolegji universum

Studentët Kosovarë Bëhen Pjesë e Iniciativës Botërore Red My Lips

Postuar më: 31/03/2017

#RedMyLips është kampanjë botërore për vetëdijësimin e njerëzve kundër dhunës seksuale ndaj femrës. Kjo ditë që nga 2014 shënohet edhe në Kosovë nga studentët dhe stafi i Kolegjit Universum në kampusin e Prishtinës, Gjakovës dhe Ferizaj.

Red My Lips ka filluar të shënohet si ditë që nga 2012 nga themeluesja Danielle Stavina. Danielle ka qenë viktimë e dhunës seksuale dhe nuk është mbështetur nga askush, madje as nga familja e saj. Kjo e shtyu të ndërmarr një inciativë të tillë. Organizata është themeluar në vitin 2012 dhe Kolegji Universum mbështet kampanjën e saj që nga viti 2014. Deri tani rreth 500.000 njerëz ndjekin aktivitetet e saj në mbarë botën.

Gentiana Berisha, koordinatore e projekteve studentore në Kolegjin Unniversum, theksoi që Red My Lips është njëra nga shumë aktivitetet ndërkombëtare që Universum organizon. Përmes këtyre aktiviteteve, studentët e Kolegjit Universum bëhen pjesë e iniciativave globale që ndodhin në botë. Qëllimi i shënimit të Red My Lips edhe në Kosovë nga studentët e Universum, është që të rinjët tanë të edukohen për problemet shoqërore dhe të jenë agjentë të ndyshimeve.

Misioni i kësaj organizate është që viktimat të dinë që kanë mbështetje nga e tërë bota.  Kjo ditë u shënua me shumë aktivitete në Kolegjin Universum. Aktiviteti kryesor i shenimit  të kësaj dite është që të gjitha femrat të grimosen me buzëkuq ndërsa mashkujt të veshin fanela me ngjyrë të kuqe.

Poashtu, gjatë kësaj dite u organizuan aktivitete të shumta si Ligjërata Publike, u publikuan Infografika dhe statistika si dhe Muri i #RedMyLips, ku studentët shprehën mendimet e tyre pse është e rëndësishme të parandalojn dhunën seksuale ndaj femrës.

Për më shumë informata rreth shënimit të kësaj dite në botë, mund të klikoni në këtë vegzë http://www.redmylips.org/. Ndërsa, për të informuar për të gjitha aktivitetet në Kolegjin Universum, kontaktoni përmes e-mail info@universum-ks.org apo ++377 44 144 062

Kthehu
Close