• Language
  • +377(44)-144-062
studentët

Studentët më të Mirë të Muajit Nëntor

Postuar më: 08/12/2016

Kolegji Universum në vazhdimësi është në promovim të ekselencës akademike dhe etike.  Pjesë e këtyre përpjekjeve është edhe vlerësimi dhe mirënjohja e punës dhe angazhimeve të studentëve. Me rekomandim të profesorëve bëhet përzgjedhja e studentëve më të dalluar të muajit nga tre kampuset e Kolegjit Universum, në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë.

Studentët  më të mirët e muajit Nëntor janë:

Era Baliu – Kampusi Prishtinë
Elife Dermjani – Kampusi Ferizaj
Valjeta Koci – Kampusi Gjakovë

Studentet më të mirë të këtij muaji kanë treguar rezultate të larta akademike dhe etikë të lartë gjatë gjithë studimeve dhe punës së të tyre. Të përzgjedhurit e këtij muaji prezantojnë dy drejtime të ndryshme në Kolegjin Universum:  Biznes dhe Menaxhment dhe Gjuhë Angleze. Duke përgëzuar studentët e zgjedhur në arritjet e tyre të shkëlqyera, Kolegji Universum inkurajonë  të gjithë studentët e tjerë të vazhdojnë me përkushtim studimet e tyre në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

Përveq aktiviteteve akademike në ofrimin e një edukimi të cilësisë së lartë në nivelet Bachelor dhe Master, Universum është në vazhdimësi në përpjekje për të përkrahur zhvillimin e ndërmarrësisë, inovacionit dhe mendimit kritik. Përmes aktiviteteve jo-kurikulare Universum punon që t’u ofroj studentëve  mundësi të vazhdueshme të zhvillimit të shkathësive sociale.

Për të mësuar më shumë rreth ngjarjeve në Kolegjin Universum, ju lutem,  kontaktoni në: info@universum-ks.org apo duke telefonuar në +377 44 144 062. Na ndiqni edhe në faqën tonë në facebook.

Universum është rënditur në Top 1000 Shkollat më të mira të biznesit në Botë nga Eduniversal, si i vetmi institucion nga Kosova.

Kthehu
Close