Studentet e drejtimit Teknik Dentar marrin pjesë në puntori praktike

Teknik dentar, dentare, dhembi, Vegim Dema, UNI, Universum
Lajme

Studentet e drejtimit Teknik Dentar marrin pjesë në puntori praktike

Sot në Uni-Universum International College powered by Arizona State University u organizua praktika laboratorike në formë të puntorisë për ushtrime laboratorike me prof. Vegim Dema, në kuadër të lëndës “Proteza te Plota 1”.

Në këtë puntori me fokus të veçant në punë praktike dhe eksperimentale, studentët morën pjesë në një seminar teknik dentar që synon t’u ofroj atyre njohuri praktike mbi ndërlikimet e procedurave dentare. Puntoria filloi me një demonstrim interaktiv nga profesori, duke shfaqur teknika dhe metodologji të ndryshme dentare. Studentët morën njohuri direkte teksa profesori sqaroi nuancat e krijimit të protezave dentare. Pas demonstrimit, puntoria kaloi në një seancë praktike, duke u ofruar studentëve mundësinë unike për të zbatuar aftësitë e tyre të reja nën drejtimin e profesionistëve me përvojë.

Eksperti i fushës, Z.Vegim Deva prodhon me përpikëri një gamë të gjerë procedurash dentare, duke filluar nga kurorat dhe urat deri te protezat dhe implantet. Përtej kufijve të laboratorit të tij, ai njihet për përkushtimin e tij në edukimin e vazhdueshëm dhe zhvillimin profesional. Së fundmi, ai ka ndjekur nje master classnga MDT Nondas Vlachopoulos.

Bootcamps të tilla po ju mundësojnë studenteve të punojnë direkt me profesionist nga industritë më të suksesshme, një mundësi ideale për të përmisuar shkathtësitë dhe për të njohur lider nga industria.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit kontakto +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.