• Language
  • +377(44)-144-062

Biblioteka

Biblioteka

Biblioteka

Katër bibliotekat e Kolegjit Universum në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjakovë kanë mbi 40,000 libra universitar dhe monografi në gjuhën angleze dhe shqipe, duke ju mundësuar kështu të gjithë studiuesve kosovar të thellojnë punën e tyre akademike në fusha të ndryshme.

Biblioteka elektronike

Kolegji Universum në katër kampuset atë në Prishtinë , Ferizaj, Gjakovë dhe Prizren përmes platformës elektronike u mundëson studenteve qasje në bibliotekat më të njohura elektronike në botë siç janë: a) EBSCO konsiderohet të jetë njëra nga bibliotekat më të pasura elektronike në botë. Ajo përbëhet nga 10 baza të të dhënave të profileve të ndryshme, b) GALE është gjithashtu bibliotekë e njohur. Studentët kanë qasje në Literature Resource Centre dhe Bibliography Resource Centre, c) OXFORD Scholarship Online është bazë e të dhënave, ku përdoruesi mund të ketë qasje në librat elektronikë në fusha të ndryshme nga ekonomia, financat, filozofia, shkencat politike, biologjia, historia, letërsia, fizika, psikologjia etj, d) OXFORD JOURNALS është bazë e të dhënave me renome botërore. OJ ofron qasje në 200 revista elektronike, shumica prej tyre të publikuara në bashkëpunim me Akademitë e Shkencave më prestigjioze në mbarë botën.

Përveç abonimeve elektronike, biblioteka posedon edhe abonime të shkruara nga revista udhëheqëse në fushat përkatëse të studimeve që ofrohen në Universum. Këtu përfshihen: Economic Affairs; Economic Policy; International Affairs; International Economic Review; International Finance; Journal for Common Market Studies; Public Administration; Journal for Small Business Management and International Journal of Management Reviews.

Close