• Language
  • +377(44)-144-062

Objektivat e zyrës

Objektivat e zyrës

Qëllimi i zyrës së karrierës

Zyra e Karrierës në kuadër të Kolegjit Universitar UNIVERSUM ofron programe, shërbime dhe burime të ndryshme të cila do të inkurajonin dhe ndihmonin studentët të angazhohen në mënyrë të duhur në të gjitha aspektet e planifikimit të karrierës, edukimit eksperimental, ndjekjen e mundësive arsimore, si dhe arritjen e punës së dëshiruar.

Qëllimi i kësaj zyreje është që të fuqizojë studentët që të zgjedhin drejt arsimin dhe karrierën e tyre profesionale duke i vënë në pah aftësitë, vlerat, besimin dhe qëllimin jetësor. Përmes projekteve të ndryshme, zyra e karrierës përpiqet që të pajisë studentët me njohuri dhe aftësi që do ta lehtësojnë dhe do ta bëjnë më efektive strategjinë afatgjate për zhvillimin e një karriere të qëndrueshme. Zyra e karrierës do të ndihmojë zhvillimin e mëtutjeshëm të nxënësve duke siguruar se të nesërmen ata do të avokojnë për të drejtat e tyre si punëtor duke njohur përgjegjësitë e tyre si të punësuar.

Ne vlerësojmë lartë diversitetin e nxënësve tanë në aftësinë për të mësuar, interesin, motivimin dhe biem dakord që të gjithë nxënësit janë të ndryshëm dhe të gjithë arrijnë në formën e vet. Universum ofron programe të ndryshme të cilat sigurojnë se studentët dalin si punëtorë të kualifikuar, kompetent për punën që e bëjnë dhe mbi të gjitha qytetarë të përgjegjshëm.

Vizioni

  • Të sigurojë se të diplomuarit kanë qëllime të qarta, aftësi të forta të vendim-marrjes si dhe janë konkurrentë të denjë në tregun e punës.
  • Të njihet si qendër e ekspertizës institucionale dhe asistencë në zhvillim të karrierës, edukim eksperimental dhe gjetje të punës.
  • Të ngrisë vetëdijen e përgjithshme lidhur me rëndësinë e planifikimit në karrierë.

Objektivat e zyrës

  •  Të sigurojë se të gjithë  studentëve  të Universitetit iu është dhënë mundësia e barabartë në programet e karrierës
  •  Të sigurojë hapësirë për të gjitha idetë e reja në favor të zhvillimit të programeve/projekteve të reja
  • Të shërbejë si zyrë e cila i kanalizon kërkesat e tregut dhe i bashkërendon në kurrikule
  • Të sigurojë çdo studenti një mundësi për tu zhvilluar më tej:
    • Duke ofruar trajnime për zhvillim të aftësive të nevojshme për të kërkuar punë;
    • Duke mundësuar komunikim me punëdhënësit potencial;
    • Duke ofruar mundësi për punë praktike
    • Duke ofruar ndihmë në zhvillim të ideve të vet studentëve
  •  Të inkurajojë studentët të eksplorojnë fusha të ndryshme profesionale dhe të ndjekin një karrierë të bazuar në zotësi të individit si dhe potencial të tregut
  •   Të inkurajojë pjesëmarrjen e studentëve në aktivitete të ndryshme jashtëshkollore, përmes së cilave studentet do të kenë mundësi të zhvillojnë ndjenjën e vetë-kënaqësisë, punës në grup, aftësisë udhëheqëse dhe ushtrimin e talenteve personale.
  •  Të sigurojë mbështetjen e komunitetit duke përfshirë studentët në projekte të ndryshme, duke nxitur përdorimin e objektit shkollor dhe duke ofruar projekte konkrete në të mirë të të gjithë qytetarëve të vendit.

 

Close