• Language
  • +377(44)-144-062

Shërbimet Studentore

Shërbimet Studentore

Shërbimet studentore në Kolegjin Universum qëndrojnë të hapura për çdo kërkesë dhe pyetje të studentëve prej orës 09:00-20:00 nga e Hëna deri të Premtën, dhe të Shtunave nga ora 09:00-16:00.
Të gjitha kërkesat administrative të parashtrohen sipas formularëve të administratës të cilat ofrohen në njesitë administrative nga personeli per shërbime administrative dhe ne forme elektronike.
Sherbimi Studentor është i obliguar ti pergjigjet kërkesave të studenteve brenda 24 orëve.

Shërbimet studentore:

  • Kryejnë procedurat e shërbimeve të studentëve;
  • Sistemojnë dhe rregullojnë dokumentacionin e studentëve;
  • Pranojnë kërkesat e studentëve dhe u përgjigjen atyre brenda 48 orëve;
  • Përgatisin vërtetimet e studentëve, transkriptet e notave (pasqyrat e notave) dhe dokumenteve tjera administrative sipas kërkesës së studentëve;
  • Lëshojne vendime administrative për cështje të caktuara administrative dhe akademike;
  • Lëshojne vendime admninistrative në forma digjitale dhe fizike;
  • Përgatisin kalendarin akademik, oraret e ligjëratave, provmeve, etj.;
  • Shaplljen e rezultateve të provimeve brenda dy (2) javëve;
  • Pranojnë kerkesat për refuzim të notës sipas afatit të përcaktuar me rregulloren për studime bacelor dhe master;
  • Ofrojnë shërbimin elektronik ueb-studenti dhe ueb-mail;
  • Evidentojnë vijueshmerinë në ligjerata;
  • Pranojnë kerkesat për mbrojtje të temes së diplomës dhe ndjekin të gjitha procedurat e tjera të diplomimit;
  • Organizojnë vizita studimore dhe trajnime të ndryshme si dhe sherbime të tjera sipas kërkesave të studentëve.

Studentë Ambasador

Të njoh studentët e dalluar dhe të inkuadroj ata në zhvillimin e mësimnxënjës dhe përparimin e studentëve në klasë. Ambasadorët do të jenë përfaqësues, këshillues dhe ndihmuës për bashkëkolegët, përmes ofrimit të seancve të mentorimit dhe këshillimit. Anëtarësimi është i përjetshëm, dhe mund te ketë status Aktiv, Alum, dhe Alum i Dalluar. : Studentët që shfaqin aftësi të dalluara akademike do të emërohen nga profesorët e tyre, apo studentët mund të aplikojnë.

Tutorialet

Kolegji UNIVERSUM ka prezentuar Skemën e Tutorialeve për studentë. Prej Tetorit të vitit 2008, çdo studenti i caktohet një tutor i cili e monitoron progresin e studentit dhe e këshillon lidhur me të gjitha çështjet akademike. Çdo student mund të takohet me tutorin e tij/saj një orë në javë dhë të këshillohet për çështjet e lartpërmendura.

Këshillimet

Stafi akademik eshte ne dispozion te studenteve per këshillime akademike. Koha per këshillim duhet te caktohet ne bashkëpunim me profesoret. Studentet mund te këshillohen me profesor edhe permes emailave zyrtar. Ndersa pas shpalljes se rezultateve secili profesor eshte i obliguar te caktoje nje ore per konsultime dhe ti njoftoje studentet permes e-mailit.

1.

Pasë përfundimit të ligjeratave të semestrit të pestë, studentët kanë të drejtën të angazhohen për temë të diplomës.

2.

Tema përcaktohet në bashkpunim të studentit dhe mësimdhënësit (profesorët për çdo vit akademik kanë për obligim të mentorojnë nga 5 studentë).

3.

Studenti, pas dakordimit me mësimdhënësin, njofton administratën për lëndën, temën dhe mentorin duke plotësuar kërkesën për temë të diplomës e cila mund të merret në shërbimin studentor.

4.

Nga momenti i njoftimit të admininstratës, studenti duhet të ketë së paku tre (3) muaj për përgatitjen e temës së diplomës.

5.

Pas përfundimit të temës së diplomës dhe aprovimit nga mentori, studenti duhet të dorëzoj temën në administratë dhe plotësoj formularin për dorëzim të temës së diplomës, të nënshkruar edhe nga mentori.

6.

Studentët kanë  në disponzicion tri (3) afate për mbrojtje të temës afati i Janarit, Qershorit dhe Shtatorit.

7.

Data e mbrojtjte së diplomës caktohet në korordinim me administratën, pas aprovimit nga Këshilli i FAkultetit, sipas afateve të lart cekura.


8.

Punimi i diplomës duhet të përmbajë më së pakti 30 faqe, por jo më shumë se 50 faqe.

9.

Mbrojtja e punimit të diplomës mund të bëhet në mënyrë publike ose të formës së mbyllur dhe mbrohetpas përfundimit të gjitha provimeve të parapra me plan dhe pgoram të studimeve dhe pas lëshimit të çertifikatës së noave nga shërbimi studentor.


10.

Komisioni para të cilit mbrohet punimi i diplomës përbëhet nga tre anëtarë.

11.

Mbrojtja e punimit para komisionit mund të zgjatë më së shumti 20 minuta.

12.

Komisioni pas prezantimit të punimit mund të parashtroj pyetje kandidatit në lidhje me punimin. Audienca ka të drejtën e parashtrimit të pyetjeve kandidatit, me lejën paraprake të kryetarit të komisionit.

13.

Komisioni pas përmbylljës së fazës së pyetjeve tërhiqet për konsultim dhe vlersim të punimit të diplomës.

14.

Punimi i diplomës vlersohet me nota nga 5 (përsëritje e punimit) deri 10.


15.

Punimi i diplomës bartë me vete  10 ETCS kredi.


Refuzimi i notës nga mbrotja e temës së diplomës.
Me  rastin e refuzimit të notës së temës së diplomës, studentët duhe të parashtrojnë kërkesën për refuzim të notës sëdiplomës në admininstratë, jo më larg se dymbëdhjet (12) orë nga dita e mbrojtjes së temës. Në kërkesë duhet të specifikohen qartë, nga studenti, arsyet e refuzimit të notës së diplomës, e cila do të shqyrtohet nga drejtori akademik. Pas refuzimit të notës së diplomës, do të formohet komisioni i ri prej tre (3) anëtarëve, i cili do bëjë ri vlerësimine punimit të diplomës. Afati për mbledhjen e komisionit me përbërje të re zgjatë tre (3) muaj.



Praktikat e kqija akademike.

Kolegji Universitar Universum zbaton Politikën kundër Praktikave të Këqija Akademike në mënyrë që të reduktojë nivelin e keqpërdorimeve Brenda institucionit. Politika Kundër Praktikave të Këqija Akademike përdor mjete të ndryshme për të zbuluar forma të ndryshme të keqpërdorimit të cilat I japin stdentëve të keqpërdorues përparësi të pamerituar gjatë studimeve.Kolegji Universitar Universum nuk toleron asnjë veprim që bie Brenda praktikave tv këqija akademike nga studentët, stafi akademik dhe administrative.

Çka kuptojmë me Praktikat e Këqija Akademike?

Praktikat e Këqija Akademike përfshijnë të gjitha aktet të cilat sfidojnë besueshmërinë dhe legjitimitetin e procesit të vlerësimit.Në përputhje me rregulloret e përcaktuara nga Kolegji Universum dhe në funksion të kësaj politike, më poshtë janë disa nga praktikat e këqija akademike të përcaktuara nga ne:

Plagjiatura–  përkufizohet si dorvzim I një detyre apo projekti I cili përmban në vete ide apo mendime të cilat nuk janë krijim personal I studentit por që studenti I dorëzon si krijim të vetin pa e cituar burimin.

Kopjimi– përkufizohet si veprim I padrejtë dhe/ose I pandershëm gjatë provimit.Disa nga shembujt e kopjimit janë:përdorimi I fletushkave gjatë provimit, bisedimi me studentët e tjerë rreth përmbajtjës së provimit, përdorimi I paisjeve teknologjike (përpos atyre të lejuara nga vetë pedagogu), etj.

Marrëveshje e fshehta– përkufizohet si marrëveshje e pandershme mes studentëve për të mashtruar pedagogun (p.sh. marrëveshje që studentët të kopjojnë nga njëri-tjetri)

Imitimi– përkufizohet si paraqitje e një studenti me identitet të rremë me qëllim që të kryejë provimin për një student tjetër.

Fabrikimi– përcaktohet si dorëzim I të dhënave të cilat nuk janë të vërteta dhe si të tilla janë falsifikuar nga student (ky akt I praktikave tv këqija akademike mund të ndodhë gjatë Temës së Diplomës). Përveç një praktikë e keqe akademike.Ky veprim përbën edhe një vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Nëse student zbulohet ose është I dyshuar për përfshirje në ndonjë nga format e praktikave të këqija akademike të lartpërmendura, Kolegji Universum do të hetojë këto veprime dhe do të ndërmarrë veprime disiplinore ndaj përgjegjësit dhe, në rastin kur shkelja përbën vepër penale, do të njoftojë organet kompetente shtetërore.Përveç kësaj, Kolegji ka të drejtën për të hetuar forma të tjera të keqpërdorimeve që nuk janë kalsifikuar në asnjërën nga kategoritë e përmendura më lart.

Për të eliminuar çdo mundësi për praktika të këqija akademike:

  • Studenti duhet të dorëzojë vetëm punime që I ka kryer vetë .
  • Studentët duhet të tregojë qartë burimin e informacionit për çdo citim, mendim jo-personal apo ide të përdoruara gjatv detyrave/projekteve. Mendimet apo idetë e përdorura duhet të futen në thonjëza me emrin e autorit të deklaruar qartë Brenda trupit të tekstit dhe gjithashtu në fund të detyrës /projektit (gjithashtu e njohur si Biblografia apo Referencat). Studentët të cilët nuk kanë njohuri në lidhje me këtë stil të referimit, duhet të marrin këshilla nga Zyra e Karrierës.
  • Studentët nuk duhet të përdorin informacione të dërguara nga kolegët e tyre (perms postës elektronike, USB, etc.) pa lejen e tyre.
  • Studentët nuk duhet të ndihmojnë/asistojnë kolegët e tyre gjatë provimit dhe anasjelltas.

Kolegji Universum do të ndërmarrë veprime disiplinore të ndryshme varësisht nga situata e përmasa e praktikës së keqe akademike

Veprimet disiplinore në rastet e rënda

Shembujt:

  • Gjatë një punimi, student ka përdorur shumë ide dhe mendime të huaja pa e cituar autorin e atyre ideve/mendimeve.
  • Studenti ka kopjuar punën e kolegëve
  • Studenti ka bërë provimin me identitet punën e një personi tjetër.

Veprimet e mundshme disiplinore

  • Studenti do të marrë notën zero (0) për atë punim/provim
  • Studenti nuk do të humbë të drejtën për ta dorëzuar edhe një here atë punim. Nëse punimi apo provimi ka peshë të madhe atëherë student do ta humbë mundësinë për note kaluese për atë afat.
  • Kolegji mund të jape paralajmërimin e fundit ose të përjashtojë studentin nga Kolegji.
  • Paralajmërimin e fundit ose të përjashtojë studentin nga Kolegji.

Veprimet Disiplinor në Raste të Lehta

Shembujt:

  • Kopjimi nga librat, revista apo ëeb faqet pa e cituar burimin dhe ku veprimet e tilla kanë përmirvsuar cilësinë e përgjithshme të punës.
  • Lejimi I kopjimit të punës suaj nga kolegët me dijeninë tuaj
  • Përdorimin e punës së kolegëve pa e cituar një gjë të tillë.

Veprimet e mundshme disiplinore

  • Nota për atë lëndë apo punim mund të zvogëlohet në Zero
  • Ju mund të detyroheni që punën për atë punim ta bëni sërish dhe këtë here të dorëzohet pa asnjë praktikë të keqe akademike.
  • Ju mund të detyroheni që të përfundoni një punim krejtësisht të rid he më të ndërlikuar.
  • Veprimet e juaja të praktikës së keqe akademike mund të shkruhen në rekordet tuaj dhe të përdoren për masa më të rrepta në të

Ankesat

Studentët, të cilët nuk marrin përgjigje nga personi ose departamenti nga I cili kërkojnë ndonjë shpjegim të caktuar, kanë të drejtën e ankesës, e cila mbetet anonime, në këtë email: [email protected] dhe kjo vlen për të gjitha kampuset e Universumit.

Close