• Language
  • +377(44)-144-062

Regjistrimi i studentëve

Regjistrimi i studentëve

Regjistrimi i studentëve të rinj

Regjistrimi i studentëve të rinj në Kolegjin Universum bëhet në bazë të kushteve të regjistrimit të miratuara dhe të shpallura nga Këshilli Akademik i Kolegjit. Afati për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin e parë akademik fillon nga 15 Korriku i vitit përkates dhe mbaron me 30 Shtator të po atij viti. Viti akademik fillon më 1 Tetor dhe mbaron më 30 Qershor të vitit të ardhshëm, me pushimet në mes të dy semestrave, semestrit dimëror dhe semestrit veror.

Dokumentet që kërkohen për regjistrimin e studentëve të rinj:

  • Certifikata e lindjes
  • Diploma dhe dëftesat e shkollës së mesme
  • Nostrifikimi i dokumenteve i lshuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, për të gjithë ata të cilët e kanë perfunduar shkollimin jashtë Republikës së Kosovës, kërkohet,
  • Plotësimi i formularit për aplikim në Kolegjin “Universum”
  • Kontrata për studime nëse janë plotësuar kriteret e pranimit.
Close